Porti i Shëngjinit nominohet për Çmimin Europian të Biznesit - Business Magazine Albania

Porti i Shëngjinit nominohet për Çmimin Europian të Biznesit


Porti i Shëngjinit, në Lezhë është nominuar për çmimin europian të biznesit në Festivalin Ndërkombëtar “Triumfi i Biznesit & Nata Europiane e Ndarjes së Çmimeve”, që do të mbahet në Kanë, Francë në datat 6-7 Tetor 2017.

I përzgjedhur si një “Histori Frymëzuese Suksesi”, çertifikata e çmimit në mbrëmjen Gala që do të organizohet në Kanë, do të merret nga drejtori i Përgjithshëm i këtij porti, Gjovalin Tushaj.

Në njoftimin për shtyp sqarohet se Drejtori i Portit të Shëngjinit, Tushaj është ftuar për të marrë pjesë në këtë ceremoni nga Komiteti i Nominimeve Sokrates, që është edhe organizatori i këtij eventi së bashku me bordin redaktues Almanak.

“Komiteti Sokrates e ka nominuar kompaninë tuaj për çmimin prestigjioz ndërkombëtar të cilësisë dhe sferës së menaxhimit – “Ndërmarrja më e Mirë Rajonale”. Kjo është mirënjohja për reputacionin tuaj të shkëlqyer në biznes, menaxhimit efektiv, zhvillimit të vazhdueshëm të kompanisë. Drejtuesit të kompanisë do t’i jepet titulli “Manaxheri më i Mirë i Vitit” bashkë me çertifikatën personale”, thuhet në dokumentin e ftesës dërguar drejtorit të portit Shëngjin, Gjovalin Tushaj.

“Ju mund të përfaqësoni kompaninë tuaj si një “Histori Frymëzuese Suksesi” përpara anëtarëve të EBA-s, partnerëve dhe t’u përgjigjeni pyetjeve gjatë “Diskutimit në Panel”. Të ndjeni madhështinë e bukurinë e Bregut Blu në Kanë, Francë – kryeqytetit botëror të festivaleve! Festivali Ndërkombëtar “Triumfi i Biznesit & Nata Europiane e Ndarjes së Çmimeve” do të kryejë një organizim të profilit të lartë të marrëdhënieve Biznes-me-Biznes (B2B), të grupeve, të mjeshtrave, konferencave dhe intervistave,” sqarohet më tej në ftesë.

Në ftesë theksohet se “kompania juaj u përzgjodh si rezultat i rankimit mbi bazën e këtyre kritereve: thithje e investimeve, teknologji e lartë dhe cilësi, staf profesional dhe metodave moderne të menaxhimit. Puna kërkimore është kryer nga qendra analitike e Komitetit të Nominimit Sokrates (Oksford, Angli) me synimin e përzgjedhjes së kompanive të suksesshme e dinamike që i bashkohen komunitetit ndërkombëtar të bizneseve e që përfitojnë prej mbështetjes së tyre të veçantë dhe promovimit të investimeve”.

Porti detar i Shëngjinit, ndodhet në pjesën veriore të Republikës së Shqipërisë dhe është porti i vetëm në këtë zonë. Porti mban emrin e qytetit me të njëjtin emër “Shëngjin”. Pas viteve ’90 i është kushtuar rëndësi zhvillimit të këtij porti duke u nisur nga pozicioni i favorshëm gjeografik, për të përballuar zhvillimin e gjithë zonës së veriut dhe më gjerë.

burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0