Makina sportive gjermane “Porsche” nuk planifikon të prodhojë makina pa shoferë, sipas një interviste dhënë një gazete gjermane nga drejtuesi i kompanisë.
Lamborghini, makinë që është pjesë e grupit ” Volkswagen Group”, ka shprehur skepticizmin për prodhimin e automjeteve pa shoferë, një koncept që firmat e tjera si BMW dhe Mercedez-Benz e kanë mbështetur për modelet e reja të makinave.
Komentet nga drejtuesi i “Porsche” Oliver Blume tregojnë se disa firma prodhimi makinash besojnë se klientët e tyre duan të jenë në drejtim të makinës.
“Një njeri do ta drejtojë vetë një Porsche,” tha Oliver Blume gjatë një interviste me gazetën Westfalen-Blatt.
“Një iPhone i përket xhepit dhe jo rrugës,” shtoi Blume, duke bërë të qartë se kompania gjermane nuk do të bashkëpunojë me kompanitë teknologjike.
Makinat pa shoferë priten të zënë 13% të tregut të makinave në vitin 2025. Ky treg i ri do të ketë vlerën e $42 miliard sipas Boston Consulting Group.
Kompania e makinave “Porsche” me qendër në Shtutgart, e cila është e përqendruar në performancën dhe ndjesinë që të jep makina, po planifikon që modelet e saj të ardhshme të ulin ndjeshëm ndotjen ndaj ambjentit.
Një model hibrid i “Porsche 911” pritet të dalë në treg gjatë vitit 2018, sipas kreut të kompanisë.
Porsche planifikon të shpënzojë 1 miliard euro për të prodhuar modelin Mision E, e cila do të jetë makina e parë tërësisht elektrike e prodhuar nga gjigandi gjerman. Kjo politikë e Porsche i ngjan asaj të kompanisë mëmë “Volkswagen” për të rritur numrin e modeleve elektrike, pas një skandali për sa i përket nivelit të ndotjes nga makinat e mëparshme.
Misioni E, do të ketë një fuqi më shumë se 600 kuaj dhe bateritë mund të mbajnë deri në 500 km. Ky version i ri pritet të dalë në fund të dekadës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.