Porsche Cayenne E-Hybrid ka tepër rëndësi për të ardhmen e kompanisë

Porsche Cayenne E-Hybrid ka tepër rëndësi për të ardhmen e kompanisë


Pak muaj më parë, Porsche doli me disa deklarata të forta për industrinë. Deri në vitin 2030, Porsche do të jetë 100% elektrike. Porsche Cayenne E-Hybrid, i bashkohet “skuadrës” që përfshin Panamera E-Hybrid dhe Turbo S E-Hybrid.

Për shumë prezantimi i Cayenne në vitin 2002, ishte fundi i një epoke të artë. Vite më pas u prezantuan edhe Panamera dhe Macan, të cilat, dukshëm me influencën e Volkswagen, e bënë Porsche përsëri një kompani e cila sjell të ardhura. Për fat të keq, janë pikërisht këto makina, që bëjnë të mundur që modele si 911 apo 918 të egzistojnë. Porsche sot, në shumë raste, është një zgjedhje kur ke para mjaftueshëm për të paguar më shumë se një Volkswagen apo Audi.

Lexoni: CEO i Porsche paralajmëron makinat 100% elektrike pas vitit 2030

Por, gjithsesi, t’i lëmë pas këto e të tregojme se çfarë pritet nga kompania, dhe nga modeli Cayenne në veçanti.

Për vitin 2019, E-Hybrid do të ketë një motor turbo 3.0 litër V6, e lidhur me një bateri prej 14.1 kWh. Kjo e bën atë 30% më të fuqishëm se 1 vit më parë. Kompania ndërkohë parashikon përshpejtim 0-100km/h për rreth 4.7 sekonda.

Si një model hibrid, fokusi tek motorri elektrik është pa dyshim dytësor. Kjo, që në momentin që mëson se bateritë mund të kryejnë deri në 43 kilometra. Praktikisht, një Nissan Leaf i gjeneratës së parë mund të kryejë më shumë 3 herë më tepër kilometra.

Cayenne E-Hybrid, do të dalë nga fabrika me 462 kuaj fuqi, nga 440 të Cayenne S.

Porsche ndërkohë e ka lejuar motorin elektrik të punojë edhe në modalitetet Sport dhe Sport + me Sport Chrono Package. Kjo e lejon shoferin të arrijë një performancë më të mirë ndihmuar edhe nga motorrët elektrik. Kambio automatike PDK është ridizejnuar për t’iu përshtatur makinës dhe që të ndërrojë marshet më shpejt.

Porsche Cayenne E-Hybrid, gjithashtu do të jetë e pasur me 3 ekrane. Ato do të informojnë mbi të dhënat primare gjatë drejtimit të makinës, navigimi, dhe një aplikacion i ri për off-road. Gjithashtu shtesë janë edhe ekranet monitures për motorrët elektrik.

Cayenne E-Hybrid, do të fillojë nga $79,990. Por, Porsche synon të mbajë një standart të lartë në tregun e makinave elektrike dhe hibride. Kështu që asaj nuk i duhet të shqetësohet nga makinat e tjera hibride që mund të kushtojnë deri në $30-$40.000.

Por, asgjë nuk mund të jetë më si dikur. Me sa duket, teknologjia dhe sistemi nuk po tregohet edhe aq miqësor me të shkuarën dhe historinë…

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0