Porsche 911 ridizenjuar nga Singer Vehicle Design si kurrë më parë

Porsche 911 ridizenjuar nga Singer Vehicle Design si kurrë më parë


Makinat e vjetra të Porsche mbeten ende kryevepra të vërteta edhe pas shumë dekadash pasi janë prodhuar. Vlera e tyre monetare sa vjen dhe rritet dhe shumë prej tyre, në formë perfekte, tashmë i përkasin koleksionistëve. Makina të tilla zakonisht blihen nga njerëz që e dinë mirë se me çfarë kanë të bëjnë. Por ka disa, të cilët kërkojnë akoma edhe më shumë stil dhe ndjenjë në të.

Singer Vehicle Design është një kompani, e cila ndodhet në , Kaliforni. Ajo u themelua në vitin 2009 me qëllim ridizejnimin e makinave Porsche 911 të viteve 60. Më saktë, ato që quhen Air-Cooled Porsche 911 për shkak të sistemit të tyre ftohës të motorrit, i cili përdor ajrin për të kryer funksionin. Ato njihen si të parat dhe origjinale Porsche 911, forma dhe tradita e të cilës vazhdon të trashëgohet edhe pas më shumë se 50 viteve. Por ashtu si çdo makinë tjetër, shumë prej makinave, nuk fillojnë të dëmtohen nga pakujdesia, por nga elementi KOHË. Pikërisht ky është qëllimi i Singer, i cili reflektohet qartë edhe në misionin e saj. Restored, Reimagined, Rebord. Qëllimi i saj është që këto Porsche unike t’i restaurojë, t’i ridizenjojë dhe kështu të sjellë një air-cooled Porsche 911 të shekullit të 21.

Por kësaj radhe, ata menduan të krijojnë produktin e tyre më të “çmendur” ndonjë herë. Një Porsche 911 me një 4.0 flat-6 me 500 kuaj fuqi, me një formulë të thjeshtë të një peshe të ulët me shumë fuqi. Ata po bashkëpunojnë me Williams, për të nxjerrë një produkt përfundimtar unik. Singer ndërkohë ka zhvilluar një trup të ri për makinën, me aerodinamikë të përmirësuar. Ata po përdorin titan, magnez, fibër karboni dhe materiale të tjera për ta mbajtur peshën nën 1000 kg. Gjithashtu kompania po punon edhe me suspensionet e makinës për t’i përshtatur ato me makinën e re.

Për motorrin, Williams bashkëpunoi me Hans Mezger, një nga inxhinierët e Porsche, përgjegjës për motorrin flat 6 të Porsche. Motorri do të jetë më unik dhe autentik se kurrë. 4 valvula për cilindër, aspirim natyral dhe me ftohje me ajër ashtu siç e do tradita.

Nga ana tjetër, BBS ka dhënë ndihmën e saj duke prodhuar disqet autentike 18 inch. Ndërkohë që Brembo, ka prodhuar frenat qeramike të lehtësuara.

75 makina të tilla do të prodhohen, por çmimi do të jetë i kripur, ashtu si çdo gjë kaq e veçantë. Një Singer 911, zakonisht kushton mbi 400.000 $. Kështu që, shimica prej nesh, thjesht do t’i duhet të adhurojë kryeveprën e krijuar nga Singer dhe Williams. Për fat të keq, disa nga gjerat më të mira në botë, blihen me para.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0