“Plaza” ndërkombëtarizohet në “The Maritim Hotel Plaza Tirana” - Business Magazine Albania

“Plaza” ndërkombëtarizohet në “The Maritim Hotel Plaza Tirana”


Pas vetëm pak vitesh hapje, Plaza bëhet pjesë e zinxhirit të markës gjermane me shtrirje ndërkombëtare të hoteleve me 5 yje, The Maritim. Ceremonia formale e hapjes u bë në praninë e ministrit të Turizmit Blendi Klosi dhe Ambasadorit Gjerman në Shqipëri Peter Zingraf, si dhe të ftuar të tjerë nga bota e biznesit dhe politikës.

Peter Wennel, përgjegjës për zgjerimin ndërkombëtar të Maritim Hotels group, ka theksuar sipas njoftimit zyrtar të kompanisë se, “jemi impresionuar nga shërbimi i jashtëzakonshëm dhe standardet e sakta të cilësisë që nga fillimi. Ish “Plaza Tirana” ka një vlerësim të shkëlqyer në të gjitha portalet e njohura dhe një rezultat TrustYou prej 95 pikësh nga 100 pikë”.

I vendosur në zemër të Tiranës, kompania thekson në njoftimin e saj se Maritim Hotel rrethohet nga atraksione turistike, muze të rinovuar, Teatri Kombëtar dhe një ofertë të gjerë lehtësish për blerje. Vetëm 15 kilometra nga Aeroporti i Tiranës, The Maritim Hotel Plaza Tirana ka 190 dhoma dhe suita, në 23 kate me disa restorante dhe spa moderne, krahas qendrës së fitnesit. Rrjeti i hoteleve Maritim është shtrirë përmes formës së biznesit franchise.

Risitë e investimit të ri do të shihen vitin e ardhshëm, ku kompania parashikon të hapë një kazino. Nga sipërmarrësit gjermanë, Tirana shihet si një destinacion emocionues për të gjithë vizitorët e huaj. “Shumë pushues e shohin Shqipërinë si thesarin e fshehur. Këtu ka një mbështetje të fortë për turizmin aktualisht dhe shumë tour operatorë kanë hedhur sytë nga rajoni”, thotë Peter Wennel.

Maritim Hotels është grupi më i madh gjerman në fushën e hotelerisë dhe krahas Gjermanisë, ai gjendet edhe në Mauritius, Egjypt, Turqi, Maltë, Spanjë, Bullgari, Kinë dhe Shqipëri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0