Platformat më të mira për të mësuar online në 2021 - Business Magazine Albania

Platformat më të mira për të mësuar online në 2021

Platformat më të mira

Në kohët e vështira që jetojmë sot, kemi parë që çdo gjë po rikthehet online. Pjesë e këtij transformimi është padyshim edhe sfera e arsimit, ku edhe pse platforma të të mësuarit online kanë ekzistuar shumë kohë para se pandemia të bëhej pjesë e përditshmërisë sonë, nuk mund të mohojmë faktin që përdorimi i tyre është shumëfishuar gjatë muajve të karantinës si edhe në kohën e tanishme.

Në këtë artikull do të shohim disa nga platformat më të mira të të mësuarit në botë, si edhe në Shqipëri, të cilat i vijnë në ndihmë çdo personi që dëshiron të mësojë, nga studentët, tek gjithë pjesa tjetër.

Khan Academy

Khan Academy është një ndër platformat lider në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila përmban mësime online tërësisht falas për të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë duke përdorur këtë platformë. Kjo platformë njihet më tepër për mësimet që posedon në matematikë, sidomos për maturantët amerikanë që duan të përgatiten për provimet SAT.

EdX.org

Platforma EDX.org njihet për kurset falas në nivel universiteti. Kjo platformë është krijuar nga Harvard në bashkëunim me MIT dhe kualiteti i kurseve që përmban kjo platformë është mbreslënës. Në këtë platformë personat e interesuar mund të ndjekin mbi 2,500 kurse të cilat janë me tematika të ndryshme, kështu që gjithnjë do të mund të gjejnë diçka që u intereson.

Lexo:

Udemy

Kjo listë nuk mund të mos përfshinte edhe platformën Udemy, e cila është platforma lider për kurset online në gjithë botën. Dy platformat e lartëpërmendura mund të përdoren falas, ndërkohë që për të përdorur Udemy personat e interesuar duhet të paguajnë për kursin që ata zgjedhin të ndjekin. Kurset në këtë platformë ama janë të kualitetit maksimal dhe për ta vërtetuar këtë ju mund të hapni një kurs dhe të lexoni mijëra vlerësime që kanë dhënë përdoruesit e tjerë që e kanë ndjekur këtë të fundit.

Këto ishin disa nga platformat lider në botë, por edhe në vendin tonë ka disa platforma që mundësojnë të mësuarit online dhe të cilat janë të kualitetit shumë të lartë. Është një aspekt shumë i mirë ky edhe për vendin tonë, pasi jo të gjithë shqip-folësit mund të kuptojnë dhe të komunikojnë në gjuhën angleze, kështu që këto platforma janë një plus me të vërtetë i madh për ne.

Almooc.com

Platforma shqiptare Almooc ofron për përdoruesit Shqiptarë kurse në një sërë disiplinash. Disa nga këto disiplina janë: Anglisht, matematikë, fizikë, programim, TIK, etj.

Platforma numëron mbi 63,000 studentë dhe është lider për kurset e programimit në shqip të cilat ofrohen falas.

 PortaliStudentor.al

Portali online për nxënësit dhe studentët PortaliStudentor.al, është një portal i krijuar në vitin 2018 dhe që ka gjetur një përdorim masiv nga maturantët të cilët merrnin notat e provimeve të maturës pranë këtij portali.  Arsyeja pse maturantët zgjodhën këtë portal për të marrë notat e tyre është sepse ai i thjeshtësonte punën duke u afishuar maturantëve notat vetëm në bazë të ID së tyre.

PortaliStudentor.al numëron më shumë se 6000 studentë dhe nxënës shqiptar të regjistruar, tani që provimet e matures shteterore janë afër, ata mund të përgatiten për provimet, të mësojnë online nëpërmjet materialeve të ndryshme, si edhe të kryejnë provimet e maturës online për t’u praktikuar.

Ky portal ka arritur gjithashtu që të ofrojë kurs gjermanisht online, si edhe kurse programimi online, gjithashtu edhe kurs per maturen shteterore.

Sputnik.al

Platforma sputnik.al është një platformë tjetër shumë e mirë shqiptare e cila ofron kurse në matematikë, informatikë, dhe gjuhë. Platforma gjithashtu mundëson zgjedhje ushtrimesh të ndryshme për lëndët e gjimnazit dhe kjo e bën një platformë të shkëlqyer për pjesën e të mësuarit online.

Platforma ka gjithashtu edhe kanalin e saj ne YouTube, nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të mësojnë duke ndjekur video-mësimet që gjenden aty.

Nuk ka dyshim që mësimi online është e ardhmja, sidomos të mësuarit nga këto platforma ku çdokush mund të mësojë nga rehatia dhe komforti i shtëpisë së tyre.

Autori: Igli Hoxha

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0