Pjesmarrësit e Sfida IDEA inovojnë në produktet dhe shërbimet e tyre

Pjesmarrësit e Sfida IDEA inovojnë në produktet dhe shërbimet e tyre


Në Durrës deti të thërret. Por, 50 të rinj që po synojnë të hyjnë në botën e biznesit, apo sapo kanë ndërmarrë një nismë private, janë të zhytur kokë e këmbë në trajnimin që zhvillohet në auditoret e Universitetit  “Aleksander Mojsiu”.

Bëhet fjalë për fazën e dytë të trajnimit IDEA. Ushtrimet praktike që i fusin të rinjtë në situata reale biznesi janë të përqëndruara kësaj radhe në inovacion.

Drejtuesit e trajnimit thonë se, në këtë fazë trajnimi, pjesëmarrësit kanë mundësi të aplikojnë metoda për të inovuar produktet dhe shërbimet e tyre, për t’i bërë sa më unike e të veçantë.

Jetona Myteveli, Koordinatore e projektit, thotë se, “IDEA kaloi në fazën e dytë dhe nga 400 pjesëmarrës janë përzgjedhur vetëm 120. Ata do të kenë mundësi të kalojnë në tre module mbi kompetencat e avancuara të biznesit. Një modul ka trajtuar çështje të planit të biznesit e zhvillimit të produktit. Sot i jemi dedikuar fushës së inovacionit dhe më pas do të ketë një modul të tretë për çështjet e financave”.

Trajnimi në Durrës përfshin gjysëmfinalistët që vijnë nga veriu dhe zona e Shqipërisë së Mesme. Sipas Mytevelit, “IDEA ka në fokus inovacionin për të krijuar biznese që kanë mundësi të krijojne vende pune, potencial për t’u rritur dhe për të qenë sa më unikë”.

Pas njohjes me metodën e inovacionit, pjesmarrësit kanë kohë ta aplikojnë në produktet dhe shërbimet e tyre. Sipërmarrësit e rinj prezantuan inovacionin e tyre parë audituesve të inovacionit. Në fund, ata përzgjodhën tre idetë më inovatore, të realizueshme, me kosto të përballueshme, dhe të pëlqyera nga konsumatori.

Ilir Rembeci, ekspert në këtë fushë, tregon se grupi që asistoi kishte ide dhe aplikime inovatore. “Idetë janë nga më të ndyshme, në sektorin e IT, në agroturizëm, etj.”, Por, sipas tij, është sfidë zbatimi i duhur i tyre.

Pjesmarrësit janë entuziastë për trajnimin. Ata thonë se po thyejnë disa korniza kufizuese në mendjet e tyre përmes ushtrimeve të IDEA-s.

Pas Durrësit, trajnimet për inovacionin po zhvillohen këtë fundjavë në Tiranë dhe Vlorë.

Trajnimi IDEA. Pjesmarrësit inovojnë në produktet dhe shërbimet e tyre

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0