Pezullohen 30 kompani Call Center, çdo bëhet me 25 mijë të punësuarit? - Business Magazine Albania

Pezullohen 30 kompani Call Center, çdo bëhet me 25 mijë të punësuarit?


Ligji italian që synon të rikthejë brenda vendit industrinë Call Center ka dhënë efektet e para në Shqipëri, duke pezulluar aktivitetin e rreth 30 kompanive.

“Mbi 2 apo 3 mijë vende pune kanë qenë nga call center-a që kanë qëndruar mbi 5 vjet në Shqipëri, të cilat kanë patur një kontratë ekskluzive multinacionale italiane, që për shkak të ligjit ka frikë se penalizohet dhe ka pezulluar dhënien e shërbimit për t’u ofruar nga kompani që janë të regjistruara në Shqipëri”, deklaron Genti Drenova, nga Shoqata e Call Center-ave.

Vlera e gjobës për shkelësit e ligjit është 50 mijë euro. Por disa kompani po përpiqen t’i përshtaten ndryshimeve ligjore për të mbijetuar.

“Nga momenti që jemi të detyruar të themi ‘flasim nga Tirana’, ligji thotë se kur klienti kërkon të merret nga Italia apo brenda BE-së jemi të detyruar t’i kalojmë telefonatën një operatori me nënshtetësi italiane. Kjo ka një kosto sepse duhet të kesh një zyrë në Itali apo brenda komunitetit. Nëse e ke në Rumani apo Bullgari mund të operosh pa problem”, thotë Denis Sina, administrator i një kompanie call center.

Paralelisht me këtë, përfaqësuesit e biznesit kërkojnë ndërhyrjen e qeverisë shqiptare. Një nga pikat kryesore është subvencionimi i trajnimeve.

“Të paktën për një periudhë të caktuar të kishim një subvencionim të kostos së sigurimeve shoqërore, që është shumë e lartë. 25 mijë punonjës mund të jetë shifër e ulët në krahasim me tregun e punës, por janë punonjësit më sensitivë, studentë që jo vetëm rriten në karrierë, por mbështesin studimet dhe familjet e tyre”, thotë Drenova.

/Lapsi.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0