Përurohet monumenti “Nënë Tereza”, Shima e sjell në Aeroportin e Rinasit - Business Magazine Albania

Përurohet monumenti “Nënë Tereza”, Shima e sjell në Aeroportin e Rinasit

Një tjetër monument ju shtua aeroportit më të madh ndërkombëtar në Shqipëri. Është shtatorja e shenjtores shqiptare “Nënë Tereza” e punuar me mjeshtëri nga skulptori Ilirian Shima.

Realizimin e kësaj vepre, skulptori është munduar ta zbërthejë më shumë elegancë për më shumë se një dekadë.

Për artistin, Shima kjo skulpturë është një nga veprat më domëthënëse pasi lidhet drejtëpërdrejtë me figurën e shenjtores “Nënë Tereza”.
lexo: Samir Mane inkurajon drejtuesit e së nesërmes

25 prilli daton me 30-vjetorin e vizitës historike të Papës, Shën Gjon Palit II në Shqipëri, i cili u prit nga Nënë Tereza.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0