Përse disa shqiptarë duhet të kthehen në vend përtej vështirësive që Shqipëria ka?! - Business Magazine Albania

Përse disa shqiptarë duhet të kthehen në vend përtej vështirësive që Shqipëria ka?!

shqiptarë

Shumë shpesh në punën time takohem me shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë. Një pjesë e madhe e tyre kanë një dëshirë të madhe për t’u kthyer në vend por hezitojnë për shkak të problemeve të shumta që Shqipëria ka.

Është një frikë legjitime, por për disa shqiptarë rikthimi në formën e duhur në vend do t’i jepte kuptim jetës së tyre dhe kam një argument për këtë.

Shqipëria faktikisht ka shumë probleme dhe vështirësi që vendet e zhvilluara nuk i kanë, prandaj edhe shqiptarët hezitojnë të rikthehen. Kjo është shumë e drejtë, dhe për një pjesë të madhe, të cilët nuk kanë ambicie për të lënë një impakt të dukshëm në shoqëri do të ishte zgjedhja e duhur të mos kthehen, por thjesht të shijojnë benefitet e përmirësimeve që njerëz të tjerë kanë bërë për ta në vendet ku ata jetojnë tani.

Por, nga ana tjetër, për ata njerëz si unë, që impakti në shoqëri dhe përmirësimi i ambjentit ku jetojmë është edhe pjesë e kuptimit të jetës, rikthimi në Shqipëri është gjëja më e mirë që mund të bëjnë për veten dhe Shqipërinë.

Ajo që dua të them është se, për një kategori të madhe njerëzish përmirësimi i botës dhe lënia më e mirë e saj se sa e kemi gjetur është pjesë themelore e kuptimit që këta njerëz i japin jetës. Për këta njerëz të rikthehen në Shqipëri është bekim, sepse realisht kjo ambicie kaq e madhe në dukje merr jetë shumë më lehtësisht në Shqipëri, edhe nëse nuk duam të bëhemi politikanë, super të pasur apo kryeministra sërisht përditshmëria jonë mund të ndikojë një vend të vogël si Shqipëria.

Në vendin tonë me probleme, çdo njeri i aftë, me disiplinë dhe integritet ka një impakt të jashtëzakonshëm dhe të dukshëm në realitetin e tij sidomos në këtë periudhë. Jemi një vend i vogël, një vend që një sjellje e mirë e një njeriu në rrugë, apo e një punonjësi në një prej kompanive që marrim shërbimet apo produktet tona ndikon ndjeshëm jetën e shumë njerëzve të tjerë rreth e rrotull.

Ky fenomen tani është aq i kërkuar në Shqipëri sa mund t’ju duket e çuditshme, por unë gjej kënaqësi dhe kuptim në thuajse gjithçka që bëj në ditën time edhe nëse ajo nuk është e lidhur me një ndryshim më radikal dhe të madh. Për shembull, sa herë që dikujt i hap rrugën në vijat e bardha marr nga ta një buzëgjeshje dhe falenderim që nga shikimi i tyre, më bën të besoj se ai ose ajo do ta replikojë këtë të mirë që i kam dhënë unë në shumë njerëz të tjerë që takon pas gjestit tim simbolik të hapjes së rrugës. Ose kur mbaj rradhë normalisht në një dyqan sërisht shikoj që të gjithë rreth e rrotull influencohen lehtësisht për mirë dhe kjo sjell impakt edhe më të madh, raste të tjera janë kur tregoj korrektësi në punën që bëj le më pastaj kur bëj diçka me rezultate të larta.

Lexo: Çfarë nuk shkon me dyqanin tim online?- Këshillim i personalizuar nga ekspertët

Këto janë gjeste të thjeshta, por që të mbushin me kuptim ditën dhe sakrificën që bën në përballje me gjithë ato probleme, një kuptim që jo vetëm të ndihmon të jesh më mirë por që të motivon të vazhdosh ta shtosh atë impakt edhe më shumë në më shumë fusha. Kjo është arsyeja përse bëj kaq shumë gjëra, dhe në fjalimin tim në TEDx kam shprehur qartë mësimet që kam marrë përgjatë kërkimit tim 20 vjeçar të vendit perfekt për të jetuar.

Shikoni fjalimin tim në TEDx këtu 

Si realizohet ky impakt në shoqëri?

Realizimi i kësaj është kompleks për njerëzit që jetojnë në Shqipëri dhe nuk dalin shpesh nga vendi, sepse influenca që marrim nga të tjerët ka një peshë aq të madhe për qënien njerëzore sa duhet një forcë e fortë e jashtme per ta ndryshuar. Por për njerëzit që kanë jetuar jashtë Shqipërisë kjo vjen natyrale, dhe nëse vazhdojnë të dalin periodikisht nuk do lejojnë asnjerë që problemet e shqiptarëve apo mendësia aktuale e tyre ti influencojë. Tani kësaj shtoi edhe faktin që thuajse gjithçka në Shqipëri është në nivele të ulta, disiplina në punë, bizneset e bëra, profesionalizmi i një shërbimi etj e bën rikthimin e Shqiptarëve që kanë jetuar jashtë edhe më interesant sepse ata në pak kohë mund të diferencohen nga të tjerët duke patur paga më të mira, rezultate më të larta dhe rrjedhimisht të ardhura më të mëdha, çka do i përmirësojë edhe kushtet personale të tyre të jetesës.

E bukura e fazës aktuale të Shqipërisë është se edhe Shqiptarët që jetojnë brenda saj po transformohen dhe gjithmonë edhe më shumë po vlerësojnë sjelljet e duhura, pra janë gati të pranojnë këtë lloj ndryshimi dhe ky ndryshim do të ndodhë në 5 – 10 vitet e ardhshme. Përse të mos jesh pjesë e tij edhe ti që jeton në një vend të zhvilluar ku duket sikur ka humbur kuptimi i jetës edhe përse ke të ardhura të mira, dhe kushte të mira jetese.

Sigurisht faza fillestare 3 – 6 muaj mbase edhe më shumë për disa, do jetë një shok dhe shumë e vështirë sepse realisht edhe për mua që kam jetuar gjithë jetën në Shqipëri më duket paradoksale mediokriteti i shumë njerëzve dhe disiplina e vogël e tyre për tu përmirësuar apo për të mos respektuar regulla të thjeshta bashkëjetese. Por pas kësaj faze kupton që kështu është kudo, shumica nuk është ajo që ka disiplinë dhe forcën të bëjë ndryshime. Shumica ka forcën e turmës, por jo forcën e individit dhe nëse kuptohet sjellja e turmës në Shqipëri më pas individi merr një kuptim më të fortë prandaj edhe shumë Shqiptarë të aftë kanë rezultate shumë më të mira se shumica e kolegëve të tyre në vendet e zhvilluara. Megjithatë për fat të keq impakti i një individi në Amerikë apo Europë është shumë më i vogël se në Shqipëri dhe nëse për ty kjo është e rëndësishme atëhere të duhet të jesh në nivelet e Elon Musk, Barack Obama apo të tjerëve më pak të suksesshëm për të dhënë impakt në botë. Ndërkohë në Shqipëri impaktin mund ta japësh që në fazat e parë të zhvillimit tënd personal dhe me globalizimin sërisht ke mundësinë për të qënë pjesë e elitave botërore dhe njerëzve që japin impakte botërore shumë herë më lehtë se koha kur pak njerëz si Nënë Tereza mund të impaktonin botën.

Është koha që të kthehesh në Shqipëri nëse përmirësimi i botës është kuptimi i jetës për ty.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0