Çfarë nuk shkon me dyqanin tim online?- Këshillim i personalizuar nga ekspertët - Business Magazine Albania

Çfarë nuk shkon me dyqanin tim online?- Këshillim i personalizuar nga ekspertët

Dëshironi të merrni këshilla nga ekspertët më të mire të tregëtisë online në Shqipëri? Consultancy Direction Online ofron pikërisht këtë.

Shoqata e tregtisë online në Shqipëri ka ftuar secilin shitës online të bëhet pjesë dhe të përfitojë FALAS shërbimin e konsulencës për të ringritur biznesin. Valer Pinderi, kryetar i shoqatës me mbi 18 vite eksperiencë në tregtinë online na shpjegon bazat e këtij shërbimi.

  1. Mendësia, e cila është afatgjatë dhe kërkon përkushtim për t’u ndërtuar.
  2. Produkti, produkte të ndryshme shiten në forma dhe me strategji të ndryshme dhe gjithnjë duhet gjendur e duhura.
  3. Kapaciteti, të jeni i ndërgjegjshëm mbi resurset që keni dhe në bazë të tyre të ndërtoni qëllime.
  4. Marketingu digjital, i cili është shumë ndryshe nga ai tradicional dhe ka nevojë për edukim.
  5. Procesi, si të ndjekësh procesin e duhur dhe ta optimizosh në atë mënyrë që përballon çdo lloj fluksi.
  6. Klienti, pavarsisht mungesës së komunikimit fizik duhet gjetur mënyra e duhur për të menaxhuar klientin me të dhënat që ke nga ai.

Sjellë në këto 6 dimensione AECA ofron një guidë, e cila bazohet në 100 pyetje, e personalizuar për të gjitha dyqanet online, guida përshkruan të gjithë faktorët që mungojnë apo nuk gjenden në lartësinë e duhur dhe zgjidhjet për to. Pas plotësimit të pyetësorit, çdo i regjistruar merr një diagnostifikim të plotë si dhe zhvillon takime me ekspertët e AECA, të cilët e ndihmojnë në implementimin e ndryshimeve të nevojshme. Ky shërbim u dedikohet të gjithë atyre me një biznes të regjistruar dhe me dëshirën për ta bërë të suksesshëm. 

REGJISTROHU TANI!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0