Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri, sipas raportit të "Heritage" - Business Magazine Albania

Përmirësohet liria ekonomike në Shqipëri, sipas raportit të “Heritage”

liria ekonomike

Treguesi i lirisë ekonomike e rendit Shqipërinë në vendin e 50-të. Raporti i publikuar nga Fondacioni Heritage, e ka rritur Shqipërinë 1.4 pikë krahasuar me vlerësimin e mëparshëm, pas përkeqësimit që kishte shënuar në raportin e vitit 2021.

Shqipëria, vlerësohet me 66.6 pikë, duke u futur në grupin e ekonomive me liri të moderuar. Kjo vjen pas kategorive me ekonomi tërësisht të lirë (80-100 pikë) dhe kryesisht të lirë (70-79.9 pikë). Në ekonomitë tërësisht të lira gjenden Singapori, Zvicra, Irlanda, Zelanda e Re.

Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë ka lirinë ekonomike më të madhe. Maqedonia e Veriut mori 53 pikë, Serbia 59 pikë, Bosnje Hercegovina, 68 pikë. Më keq renditen Kosova (86) dhe Mali i Zi (103).

Treguesi i lirisë ekonomike ka katër kategori kryesore:

Zbatimin e rregullave (Të drejtat e pronës; Efektiviteti Gjyqësor; Integriteti i qeverisë)

Madhësia e qeverisë (Barra tatimore; Shpenzimet qeveritare; Shëndeti Fiskal)

Eficienca e institucioneve rregullatore (Liria e Biznesit; Liria e Punës; Liria Monetare)

Tregjet e hapura (Liria e Tregtisë; Liria e Investimeve; Liria Financiare).

Vlerësimet më të larta (pozitive) janë për barrën e taksave (89.1 pikë), lirinë e tregtisë (82.6) dhe lirinë monetare (82). Vlerësimi më i ulët është për integritetin e qeverisë (35.6 pikë) dhe efektivitetin e gjyqësorit (49.8).

Lexo: Raporti i Emerging Europe në IT: Shqipëria dhe Kosova me potencial të lartë zhvillimi

Në 5 vitet e fundit, vlerësimi tregon se, ekonomia e Shqipërisë u rrit nga 2017 në 2018 dhe u ngadalësua në 2019. Gjatë 2020 pati zhvillim negative, ndërsa u rimëkëmb në 2021. Shqipëria ka regjistruar një rritje të përgjithshme prej 2.2 pikësh të lirisë ekonomike që nga viti 2017, e udhëhequr nga rritja e rezultateve në të drejtat e pronësisë dhe efektiviteti gjyqësor, por megjithatë mbetet në rangun e mesëm të vendeve “Mesatarisht të Lira”. Madhësia e qeverisë dhe treguesit e tregjeve të hapura janë pozitive, por sundimi i ligjit mbetet problematik.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0