Përmbysja e tregut të çokollatës: Ky start-up krijoi çokollatën e parë me aromë në botë - Business Magazine Albania

Përmbysja e tregut të çokollatës: Ky start-up krijoi çokollatën e parë me aromë në botë

Një kavanoz Yabbaduu rreth 30ml përmban 200 çokollata.

“Unë i dashuroj çokollatat. Nuk i ha, por më pëlqen aroma e tyre. Ka njerëz që “pinë me sy” – unë thjesht “ha me hundë”, Karl Lagerfeld.

Tanimë kompania gjermane Yabbaduu ka shpikur çokollatën e parë me aromë, në botë.
Është një kutizë e vogël plot lumturi me një përmbajtje prej vetëm 0.35 oz. Por efekti mund të jetë i barasvlevshëm me një total prej 200 shiritash çokollate. Yabbaduu u ndërtua nga 2 biohakerë nga Gjermania.

Lexo: 12 kompani dhe startupe teknologjike nga Shqipëria do të përzgjidhen për të eksploruar një ekosistem Evropian inovacioni

“Rruga për te truri i njeriut kalon përmes hundës,” thotë Fabian List, një prej themeluesëve të Yabbaduu. Por si funksionon saktësisht “ilaçi” i çokollatës?

“Ne përdorëm një proces kompleks për të nxjerrë aromën nga kokrrat e kakaos të rritura në mënyrë organike. Mjafton të masazhoni Yabbaduu nën hundë dhe në urën e hundës. Balsami me erë çokollate aktivizon receptorët opioidë në tru dhe menjëherë shkakton ndjenja lumturie.”

Studime të shumta mjekësore tregojnë se është era e çokollatës ajo që ju bën të lumtur dhe lëshon dopamine dhe endorfina.

Yabbaduu është kënaqësi e pastër që vjen nga çokollata pa e konsumuar atë. Kavanozi i vogël i lumturisë prej 0,35 oz është i mjaftueshëm për 200 aplikime dhe një aplikim i vetëm zgjat deri në 1 orë. Kjo është e barabartë me 200 çokollata dhe pa shtuar asnjë kalori të vetme, pa sheqer apo yndyrë.

Më shumë informacion mbi Yabbaduu mund të gjenden këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0