Përkeqësohet klima e të bërit biznes në Shqipëri - Business Magazine Albania

Përkeqësohet klima e të bërit biznes në Shqipëri


Shqipëria ka përkeqësuar pozitat e saj në Botë për kushtet e të bërit biznes. Raporti i Bankës Botërore, “Doing Business 2020” vë në dukje se vendi ynë ka rënë 19 vende në renditje krahasuar me një vit më parë. Ajo renditet në vendin e 82-të. Mes vendeve europiane, ajo mbetet ndër të fundit përkrah Bosnje-Hercegovinës dhe Maltës.

Përkeqësimin më të madh, mes 10 treguesve që merren në shqyrtim, Shqipëria e ka shënuar në fushën e mbrojtjes së investimeve. Kjo e rendit në vendin e 111-të, nga i 26-i që ishim një vit më parë.

Përkeqësimi i fortë i këtij treguesi dhe ulja e vlerësimit në tërësi, ka bërë që ministrja e Financave të dalë në një deklaratë për shtyp. Anila Denaj tha gjatë konferencës, se “ndryshimet e metodologjisë kanë ndikuar në renditjen e indikatorit “Mbrojtja e Aksionerëve Minoritare”, duke e pozicionuar Shqipërinë në vendin e 111 në renditje, pavarësisht mungesës së ndonjë regresi”. Denaj ka theksuar se kjo vjen nga fakti që Shqipëria nuk ka mbi 10 kompani të listuara në tregun e letrave me vlerë dhe merr 0 pikë, pavarësisht se ka një bursë operacionale në treg”.

Edhe “mbrojtja e kontratave” (një element i rëndësishëm për vendimet e investitorëve të huaj) ka shënuar përkeqësime, duke e ulur vlerësimin me 22 vende.

Mes 10 treguesve të matur, 9 prej tyre e shohin në përkeqësim mundësinë e të bërit biznes në Shqipëri.

Vetëm furnizimi me energji elektrike vlerësohet pozitivisht.

Lexo Raportin për Shqipërinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0