Përgjysmohet çmimi i Bitcoin, presidenti i El Salvadorit vazhdon të blejë - Business Magazine Albania

Përgjysmohet çmimi i Bitcoin, presidenti i El Salvadorit vazhdon të blejë

Bixhozi me Bitcoin me para të gatshme i Presidentit Nayib Bukele, po bëhet i vështirë për El Salvadorin. Por kjo nuk po e pengon presidentin të shtojë rezervën e tij në asete digjitale. Bukele bleu 2,301 Bitcoin për qeverinë që kur e bëri monedhë të ligjshme në shtator, bazuar në njoftimet e tij në Tëitter. Kjo përfshin një blerje prej 500 monedhash dje pasi çmimi i tyre ra nën 31,000 dollarë, duke zgjatur një shitje të egër gjashtëmujore.

Bukele e ka treguar veten të jetë një besimtar i vërtetë në tregun e kriptovalutave, duke fituar vëmendje dhe admirues nga e gjithë bota në këtë proces dhe thotë se tregton rezervat e monedhave të vendit në telefonin e tij. 40-vjeçari ka thënë se do të vazhdojë me planet për emetimin e një obligacioni blockchain prej 1 miliard dollarësh për të financuar ndërtimin e Bitcoin City, një qytet pa taksa nga të ardhurat dhe fitimet kapitale që ai shpreson të krijojë.

Lexo edhe: “Qyteti Bitcoin” me zero taksa dhe fonde në kripto. El Salvadori planifikon të ardhmen

Bukele postoi në Twitter fotografi të një modeli për qytetin e planifikuar, i cili përfshin një aeroport ndërkombëtar.

Qeveria nuk publikon të dhëna për zotërimet e saj të Bitcoin dhe aktivitetet e një fondi prej 150 milionë dollarësh për të mbështetur konvertimet e Bitcoin në bankën shtetërore Bandesal janë konsideruar konfidenciale. Banka qendrore shpalli sekret shtetëror informacionin për dërgesat e dërguara përmes portofolit të qeverisë Bitcoin, Chivo.

Bloomberg

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0