Përgjigjet më të zakonshme në lidhje me pyetjet që bëhen rreth Bitcoin - Business Magazine Albania

Përgjigjet më të zakonshme në lidhje me pyetjet që bëhen rreth Bitcoin


Bitcoin ka që në vitin 2009 që është vërdallë. Ka qenë pothuajse non-stop në çdo portal që nga rritja e saj e papritur në fund të vitit 2017. E megjithatë, për njerëzit që nuk janë të përfshirë në botën e kriptomonedhave çdo ditë, ajo ende mund të jetë një mister. Këtu janë pesë pyetje në lidhje me Bitcoin që keni kërkuar gjithmonë të dini, por druheni të pyesni:

A mund ta shpenzoni Bitcoin?

Vetëm në teori. Në praktikë jo dhe aq për momentin. Sigurisht Bitcoin supozohet të jetë një monedhë. Ajo është projektuar për të vepruar si një lloj dollari online që bën blerjen e mallrave dhe shërbimeve online më lirë, më shpejt kudo në botë, por ajo akoma nuk ka funksionuar në këtë mënyrë.

Lexoni: Singapori lançon kartëmonedhën e parë të Bitcoin

Problemi është se kur vlera e Bitcoin rritet apo bie, është shumë e pabesueshme për shitësit që të pranojnë dhe për blerësit që të ofrojnë. Pikat si Steam që ishin mes të të parëve që pranuan Bitcoin, tashmë janë larguar, pasi përmendin shpenzimet në rritje të transferimit, konfirmimet e ngadalta dhe ndryshimin e çmimeve. Nëse Bitcoin stabilizohet, pritet që shitësit të fillojnë të kthehen.

Ku ta mbaj atë?

Bitcoin nuk ka kartmonedha apo monedha fizike. Ju nuk mund t’i mbani ato në xhepin tuaj apo të shikoni një grumbull Bitcoin në një valutë bankë. Ajo që ju mund të shihni janë numrat e lidhur në një libër llogarish. Ajo që mbani është një rekord i atij rreshti, shumën dhe fjalëkalimin që mund të hyni për t’i transferuar ato Bitcoins tek dikush tjetër. Ju e mbani atë informacion në një “portofol”. Ky “portofol” mund të jetë një copë letre, një aplikacion ose edhe një pajisje e vogël që nuk mund të hakohet.

Çfarë ndikon në çmimin e Bitcoin?

Çmimi i një monedhe ndikohet nga kërkesa për atë monedhë, e cila në vetvete është një faktor i flukseve tregtare dhe normave të interesit të vendosura nga një bankë qendrore. Bitcoin nuk ka asnjë nga këto gjëra. Vendet dhe korporatat nuk po blejnë Bitcoins për të shlyer borxhet ose për të blerë mallra dhe nuk ka autoritet qendror që përcakton normat e interesit ose ndryshon vlerën e monedhës në qarkullim. Në vend të kësaj, çmimi i Bitcoin përcaktohet nga mendimi e tregut, nga lajmet (nga rregulloret dhe hyrja e investitorëve të rinj të mëdhenj) dhe nga ndryshimet teknike. Është një mjedis i ri me ndikime të reja – e cila është pjesë e asaj që e bën të gjithën kaq emocionuese.

Çfarë është Blockchain?

Blockchain është regjistri dixhital i përdorur për të ruajtur vendodhjen e secilit Bitcoin. Çdokush mund të shkarkojë një kopje të atij libri kryesor, i cili përditësohet automatikisht pasi të shtohen transaksionet e reja. Për shkak se kopjet e librit janë shpërndarë nëpër mijëra kompjutera, është e pamundur që çdo person ose grup të ndryshojë të dhënat ose të shpenzojë të njëjtin Bitcoin dy herë. Monedhat dixhitale janë përdorimi më i njohur i teknologjisë, por kompanitë po investojnë miliona në përpjekje për të gjetur përdorime të tjera për të.

Lexoni: Nga ndryshojnë Bitcoin dhe Blockchain?

A do të zgjasë Bitcoin?

Askush nuk e di me siguri, por nuk ka gjasa që të zhduket. Rënia e fundit e çmimeve mund të jetë në të vërtetë një gjë e mirë për të ardhmen e Bitcoinit, e cila duhet të stabilizohet para se të mund të përdoret përsëri si valutë. Gjithashtu, ajo duhet të zgjidhë problemin e saj të shkallëzimit, të rrisë shpejtësinë e transaksioneve dhe të ulë kostot e tyre. Por edhe nëse Bitcoin do të zhduket nga popullariteti, qindra monedha të tjera dixhitale janë lançuar dhe njëri prej tyre ka gjasa ta zëvendësojë atë. Parashikimi i së ardhmes nuk është kurrë i lehtë, por kripto-monedhat dhe blockchain ka të ngjarë të jenë pjesë e saj.

burimi: inc.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0