Përgjigjia brilante e CEO-s së Google, që e ndihmoi të punësohej menjëherë - Business Magazine Albania

Përgjigjia brilante e CEO-s së Google, që e ndihmoi të punësohej menjëherë

Kur vjen fjala tek intervistat e punës, të gjithë duam të japim përgjigje që na bëjnë të dallojmë nga pjesa tjetër e kandidatëve. Kjo do të thotë të dini se si t’i përgjigjeni çdo pyetjeje, duke përfshirë ato të ndërlikuara të krijuara “për t’ju penguar”.

Por çfarë ndodh nëse nuk e dini përgjigjen e një pyetjeje?

Ky është një problem me të cilin u përball CEO i Google, Sundar Pichai në vitin 2004, kur u intervistua për herë të parë në kompani për pozicionin VP të menaxhimit të produktit.

Në intervistat e para, Pichai tregon se intervistuesit e pyetën se çfarë mendonte për Gmail. Kishte vetëm një problem: Google sapo kishte njoftuar shërbimin e emailit po atë ditë, më 1 Prill. “Mendova se ishte shaka 1 Prilli”, tha Pichai.

Ai u përgjigj duke thënë se nuk mund t’i përgjigjej pyetjes sepse nuk kishte qenë në gjendje të përdorte produktin. “Në intervistën e katërt dikush  e pyeti: “A e keni parë Gmail?” Unë thashë jo. Dhe më pas ai ma tregoi.  Intervistuesi i pestë më pyeti: “Çfarë mendoni për Gmail?” Dhe munda të filloja t’i përgjigjesha më pas,” tha Pichai në bisedë.

Shumica e kandidatëve do të ishin përpjekur të shpiknin diçka përpara se të përpiqeshin të kalonin te pyetja tjetër. Pichai bëri pikërisht të kundërtën dhe përfundoi duke u lënë përshtypje intervistuesve të tij (ai e mori punën).

Ja pse përgjigjia e tij ishte kaq brilante:

  1. Ai shfaqi “përulësi intelektuale”

Shpesh mund të mendohet se t’i thuash një intervistuesi se nuk e di përgjigjen e diçkaje, do të ndikojë negativisht, por është më mirë sesa të shpikësh diçka që mund të jetë krejtësisht e rreme.

Kërkimet shkencore gjithashtu pajtohen me këtë gjë. Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me “përulësi intelektuale” , ose, siç thonë ata, gatishmëri për të pranuar se nuk e dinë diçka, janë “nxënës” më të mirë.

  1. Ai kishte një arsye

Në vend që të thoshte thjesht “Nuk e di”, Pichai u tha intervistuesve të tij pse nuk e dinte: ai nuk kishte qenë në gjendje të përdorte produktin. Duke vepruar kështu, ai shprehu kuriozitet, një tipar që punëdhënësit duan ta shohin gjithmonë te një kandidat.

Pichai e njohu avantazhin e tij në skenar: për çdo “nuk e di”, ekziston një mundësi për të mësuar. Dhe në raundin e katërt, intervistuesi i tij vendosi të demonstrojë produktin.

  1. Ai ridrejtoi bisedën

Pasi pohoi atë që nuk dinte, Pichai e ridrejtoi bisedën për të pohuar atë që dinte.

Prezantimi i shkurtër me Gmail i dha atij një kuptim më të qartë të produktit. Kjo e lejoi të shfaqte çiltërsinë dhe intelektin për të cilin do të bëhej kaq i famshëm në Google.

Gjëja kryesore është se dhënia e një përgjigjeje të sinqertë nuk ndodh në një vakum ku shënoni pikë të virtytit. Vlera e të qenit i sinqertë intelektualisht është se të jep mundësinë të tregosh atë që di.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0