Përgatituni për sukses në 2025 – Shqiponjat drejt suksesit, Zurich – Zvicër - Business Magazine Albania

Përgatituni për sukses në 2025 – Shqiponjat drejt suksesit, Zurich – Zvicër

Jeni gati për një hap të madh në karrierën tuaj? Ky trajnim i veçantë me master trajnerin Denis Gafuri është mundësia që ju duhet për të zhvilluar aftësitë në menaxhimin e shitjeve dhe lidership, duke ju udhëzuar drejt suksesit profesional.

Në këtë trajnim intensiv do të shpjegohen teknikat  dhe praktikat më të suksesshme, që do t’ju ndihmojnë të rrisni efikasitetin dhe suksesin e biznesit tuaj. Ja disa nga temat që do të eksplorohen:

🌟 Vendosja e Objektivave për 2025 me metodën SMART – qëllime të qarta për rezultate të prekshme

🌟 Performanca Maksimale përmes Mirëqenies – zbuloni sekretin e energjisë së qëndrueshme në punë

🌟 Mendësia e Angazhimit Maksimal – fuqizoni veten dhe ekipin tuaj për rezultate optimale

🌟 Procesi Para Shitjes dhe Pas Shitjes – ndërtimi i marrëdhënieve të forta me klientët

🌟 Strategjitë dhe Teknikat e Shitjes – zbatoni qasje të provuara për të mbyllur çdo shitje

🌟 Komunikimi dhe Telefoni në Shitje – zhvilloni një ndikim të menjëhershëm përmes bisedës

🌟 Inteligjenca Emocionale dhe Gjuha e Trupit – lidhuni thellësisht me klientët

🌟 Negocimi dhe Mbyllja e Shitjes – arrini suksesin përfundimtar me çdo klient

Ky është më shumë se një trajnim; është një investim në të ardhmen tuaj. Përfitoni nga ky rast për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndërtuar strategji të qëndrueshme për të ardhmen.

🔹 Kapni këtë mundësi tani! Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar. Regjistrohuni sot për të siguruar vendin tuaj në këtë udhëtim transformues.
REGJISTROHU KËTU! 

+383 49 893 693 | trajnime@denisgafuri.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0