Përdoruesit e Android janë më besnik se ata të iOS sipas raportit të fundit

Përdoruesit e Android janë më besnik se ata të iOS sipas raportit të fundit


E mbani mend kur debatet e tipit Android vs. iOS ishin aq të forta, sa shumë shoqëri prisheshin prej saj? Madje, edhe shumë meme u krijuan gjatë gjithë rrugëtimit.

Por, le t’i lëmë pas këto dhe të flasim për një raport të fundit. Ai flet për besnikërinë që kanë përdoruesit e 2 sistemeve operative.

Sipas Consumer Intelligence Research Partners (CIRP), aktualisht, android ka një normë besnikërie 91%, kundrejt 86% të iOS. Për këtë, janë marrë të dhëna nga përdoruesit Amerikanë që ndërruan celularët e tyre në vitin 2017. Kjo tregon, se përdoruesit e Android e duan më shumë smartphone e tyre se sa ata të iOS. Në një pikë, kjo tregon se Android është goxha më mirë në shumë mënyra.

android vs iosNë fakt, Android ka qënë kryesues në këtë klasifikimin që prej 3 vitesh tashmë. Si pas CIRP, iOS ishte kryesues për herë të fundit në vitin 2014. Që nga fundi i këtij viti, përdoruesit e iOS duket se nuk kanë qënë edhe aq të kënaqur me shpenzimin e fundit të parave që kanë bërë një smartphone.

Sipas Mike Levin, Partner dhe bashkë themelues i CIRP, përdoruesit e smartphone kanë vendosur sistemin operativ që pëlqejnë më shumë dhe nuk kanë interes që t’a ndërrojnë. “Me vetëm 2 sisteme operative në këtë moment, duke se njerëzit zgjedhin një, e mësojnë atë, investojnë në aplikacione dhe kapacitet, dhe qëndrojnë me të. Tani, Apple dhe Google duhet të gjejnë se si të shesin produkte dhe shërbime te këta klientë besnik.” – u shpreh ai.

Nëse shohim këto të dhëna, shohim se lufta për përdoruesit ishte lufta e Google për fitore, që kur shanset e përdoruesve të iOS që të kalojnë nga rivali tjetër, janë 5% më të larta se sa hera e fundit.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0