Përdorni këto 4 strategji në biznese për të kontrolluar Koronavirusin

Përdorni këto 4 strategji në biznese për të kontrolluar Koronavirusin


Këto nuk janë kohëra të lehta, për të mbajtur qetësinë dhe për të vazhduar më tej, veçanërisht nëse jeni duke “vrapuar” pas dezifektuesve të duarve ose duke shikuar tregun e aksioneve. E megjithatë, të qenit i qetë dhe të vazhdosh përpara është shumë e rëndësishme në këto kohë.

Lexo: AlbGroup pezullon pjesërisht aktivitetin. Puna nis të pezullohet edhe në shërbime

Ky është një planifikim i arsyeshëm. Nëse një studim i kohëve të fundit është ndonjë tregues, shumë pronarë të biznesit të vogël, tashmë janë duke i bërë të dyja. Javën e kaluar, firma e shërbimeve të pagave Paychex publikoi një studim të 300 pronarëve të biznesit të vogël, e cila vlerësoi se si ndiheshin ata, për ndërprerjen e punës për shkak të koronavirusit. Këtu janë disa nga pikat më të spikatura të të dhënave të raportit:

59% e të anketuarve thanë se kanë një plan, për të vazhduar biznesin dhe për të mos ndërprerë operacionet.

54% thanë se mund të punonin në distancë ose të punonin nga shtëpia nëse do kishin një karantinë.

60% thanë se ata kanë hartuar një plan komunikimi me punonjësit, për të komunikuar në mënyrë efektive ndryshimet në punë si pasojë e koronavirusit.

75% thanë se kanë mjaftueshëm para ose kredi për të mbijetuar, nëse biznesi i tyre do mbyllet ose do jetë në një pauzë.

Nëse jeni të interesuar të përgatiteni për të punuar në distancë, merrni parasysh disa këshilla:

  • Krijimi i një strukture operative emergjente dhe komunikimi me punonjësit dhe klientët tuaj, që mund t’ju duhet të vazhdoni proçeset e zakonshme të vendimmarrjes, në mënyrë më efikase.
  • Transferimi i të dhënave të kompanisë suaj në cloud, në mënyrë që punonjësit tuaj të mund të punojnë nga shtëpia, dhe duke ndërmarrë hapat e duhur për ta siguruar atë.
  • Duke lënë mënjanë fonde të mjaftueshme, për të mbuluar shpenzimet për disa javë minimum.
  • Përgatitni planet tuaja një ditë përpara, para se të jetë vonë.

Këto hapa janë të rëndësishme për t’u ndërmarrë tani, ju duhet të keni strategji të forta për t’u përgatitur nga çdo sulm kibernetik deri tek Koronavirus.

Lexo: Ne e filluam punën nga shtëpia. New Media Communications dhe Businessmag ju ftojnë të punoni remote nëse mundeni

Përfundoni përgatitjet tuaja afatshkurtra. Pastaj merrini parasysh për një afat më të gjatë. Shumë ekonomistë parashikojnë se ekonomia do të qetësohet, megjithëse deri tani është ende e paqartë. Pra, përqëndrohuni në atë që mund të kontrolloni dhe mbani një nivel stabël.

Burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0