AlbGroup pezullon pjesërisht aktivitetin. Puna nis të pezullohet edhe në shërbime - Business Magazine Albania

AlbGroup pezullon pjesërisht aktivitetin. Puna nis të pezullohet edhe në shërbime


Puna remote, apo edhe pezullimi i saj duket zgjidhja më e përshtatshme sot. Nuk flasim vetëm për kompanitë e teknologjisë, të cilave u mjafton një kompjuter apo internet. Kompanitë e përgjegjshme duket se duhet të marrin një vendim të zgjuar, që edhe nëse prek të ardhurat aktuale, në fakt siguron më shumë mundësi në afatgjatë.

Lajmi vjen nga kompanitë e shërbimeve. Valbona Begolli, drejtuese e një grupi kompanish në fushën e shërbimeve dhe konsulencës bën të ditur për Businessmag se ka vendosur të pezullojë aktivitetet, duke ua komunikuar këtë punonjësve dhe partnerëve në biznes, klientëve. Përjashtohet nga ky vendim vetëm puna me objekte dhe institucione që kanë nevoja emergjente.

Begolli thekson se, “pas një diskutimi me bordin drejtues, vendosëm që kjo është zgjidhja më e mirë për punonjësit tanë, familjet e tyre, të afërmit, klientët tanë dhe të gjithë shoqërinë”. Një vendim aspak i dhimbshëm, por i domosdoshëm sipas Begollit.

Sipas saj, sipërmarrja për shkak të situatës së krijuar, për të mbrojtur stafin tonë, familjarët tanë e njerëzit e dashur, duhet të punojë nga shtëpia ose ta pezullojë aktivitetin për pak ditë.

Vendimi i Albpastrim, Albakademy dhe AlbSolution, nënkupton pezullimin e aktivitetit për më shumë se 100 të punësuar dhe dhjetëra klientë të cilët, drejtuesit e AlbGruop, shpresojnë në mirëkuptimin.

Vendimet edhe në sektorin e shërbimeve vijnë një ditë pas vendimeve nga kompanitë e teknologjisë së informacionit. Kompania IDS, me drejtues Agron Shehaj, IRDA, kompani konsulence dhe zhvillimi, ashtu si edhe kompania e IT New Media Communications, New Media Dixhital dhe Businessmag, bënë të ditur vendimin e tyre për punën remote.

Përgjegjshmëria, vetëizolimi duken zgjidhja më e mirë këto ditë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0