Përdorimi i celularëve në klasë - Ja si shikohet nisma e Virgin Mobile Australia - Business Magazine Albania

Përdorimi i celularëve në klasë – Ja si shikohet nisma e Virgin Mobile Australia


Unë kam qenë avokati mbrojtës për një kohë të gjatë rreth rishqyrtimit të arsimit dhe shpesh kam folur për mënyrën se si mund t’i bëjmë gjërat ndryshe, për të ndihmuar më mirë në përgatitjen e të rinjve në mënyrë që ata të lulëzonin në botën reale. Natyrisht që nuk ka asnjë zgjidhje të thjeshtë, megjithatë kam dëgjuar për një iniciativë të Virgin Mobile Australia që duket se ka një impakt të mrekullueshëm.

Siç mund ta shihni Virgin Mobile Australia ka lidhur partneritet me Smiling Mind dhe aplikacionin e tyre mobile në mënyrë që të inkurajojnë vëmendjen në shkollat australiane. Është një iniciativë e mrekullueshme dhe përgëzoj CEO-n e Virgin Mobile Australia, James Gully, për udhëheqjen e tij me shembull dhe vizitat që bën nëpër klasa për të promovuar mirëqenien mendore.

Në Virgin, ne besojmë se kemi një përgjegjësi për të ndryshuar biznesin për mirë. Virgin Mobile është pikërisht në biznesin e lidhjes së njerëzve nëpërmjet fuqisë së telefonit celular; megjithatë, jemi plotësisht të vetëdijshëm se lidhja e vazhdueshme mund të çojë në mbingarkesë dixhitale dhe shkëputje nga bota rreth nesh.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 71 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Së bashku, Virgin Mobile Australia dhe Mind Smiling po kërkojnë ta luftojnë këtë duke i pajisur njerëzit me mjetet që ata kanë nevojë për të ndërthurur vëmendjen dhe meditimin në ditët e tyre mësimore. Imagjinoni se çfarë mund të arrijnë këta të rinj si udhëheqës të ardhshëm nëse janë të pajisur me mjetet që duhet të kujdesen për mendjet e tyre dhe të zhvillojnë aftësi të rëndësishme siç janë elasticiteti, ndjeshmëria dhe dhembshuria.

Deri më sot, aplikacioni Smiling Mind ka qenë i lidhur me mbi 25,000 edukatorë. Ne jemi krenarë që të investojmë tek të rinjtë dhe në fund të fundit të ndihmojmë në mbështetjen e gjeneratave të njerëzve të shëndetshëm.

Nga ajo që dëgjoj, njerëzit tanë në zyrën qendrore të Virgin Mobile Australia dhe në faqet tona të shitjes me pakicë në mbarë vendin, duan të marrin pjesë edhe në praktikat e organizuara. Në Virgin, i kushtojmë vëmendje dhe rëndësi të madhe mirëqenies së punonjësve. Janë njerëzit tanë që na sjellin suksesin, kështu që përpiqemi të mbajmë një kulturë të shëndetshme dhe të lumtur dhe të krijojmë mjedise në të cilat të gjithë mund të lulëzojnë.

Unë inkurajoj çdo fëmijë në shkollë, të rritur, prind, ose udhëheqës për të mbyllur email-et dhe mediat sociale herë pas here dhe për t’i dhënë Smiling Mind një mundësi.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 71 të numrit 15 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 15 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0