Përdor telefonin për të krijuar një film. Smart Film Awards shpërblen të rinjtë me ide

Përdor telefonin për të krijuar një film. Smart Film Awards shpërblen të rinjtë me ide


Smart Film Awards është një mundësi për të rinjtë e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike apo gjinore, të shfaqin talentin e tyre artistik, duke krijuar një film të shkurtër deri në 5 min, (vetëm me përdorimin e telefonave “smart”) mbi sipërmarrjen ose sipërmarrësit e rinj nga të dyja vendet.

“Smart Film Awards” është një festival unik që promovon aspektin artistik të të rinjve dhe qëndrimet e tyre ndaj ndryshimeve pozitive në shoqëri. CID – Qendra për Informim dhe Zhvillim & ICK, po sjellin shfaqjen e parë të # SFA18 në vend. Kjo iniciativë është pjesë e projektit “Zhvillimi Rajonal Nëpërmjet Sipërmarrjes dhe Inovacionit”, mbështetur nga Ambasada Norvegjeze.

Aplikimet tashmë janë mbyllur në datë 15 Prill, nga ku, 107 aplikantë nga Shqipëria dhe Kosova do të përkushtohen mbi krijimin e një filmi të shkurtër, ku do të nxjerrin në pah problematikat apo historitë e suksesit të të rinjve në përqasje me Sipërmarrjen.

Për këtë aktivitet, “Smart Film Awards” organizon workshope intensive 2 ditore, që do të zhvillohen në Tiranë me 4 dhe 5 Maj, 2018 dhe Prishtinë me 8 dhe 9 Maj, 2018. Gjatë workshopit 2 ditor, aplikantët do të trajnohen mbi realizimin e  një filmi nga ana teknike duke trajtuar të gjitha fazat e procesit si:

Faza e Paraprodhimit: Krijimi i idesë; Skenari; Storyboard; Zhvillimi estetik i filmit; Kërkimi i lokacioneve dhe personazheve; Përzgjedhja e Ekipit.

Faza e prodhimit: Xhirimi, këndet e kamerës, fotografia dhe regjistrimi zanor.

Faza e Post-prodhimit: Editimi i videos; Rregullimi i ngjyrave; Audio dizajn; Muzika; Efektet vizuale; Titrimi dhe Eksportimi

Të gjithë kandidatët do të kenë mundësi të dorëzojnë krijimet e tyre në datën 15 Maj, 2018, në faqen web dedikuar “Smart Film Award”  www.smartfilmawards.com

https://www.youtube.com/watch?v=15QeYsJfgqI

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0