Përditësohet ChatGPT, u mundëson përdoruesve të shfrytëzojnë rezultate më të sakta, e cilësi më të lartë - Business Magazine Albania

Përditësohet ChatGPT, u mundëson përdoruesve të shfrytëzojnë rezultate më të sakta, e cilësi më të lartë

OpenAI ka shkuar një hap me tej sa i përket inteligjencës artificiale.

Së fundmi është lançuar modeli GPT-4o mini, i platformës ChatGPT, duke iu mundësuar përdoruesve të shfrytëzojnë rezultate më të sakta dhe me cilësi më të lartë.

Ky model mund të shfrytëzohet nga krijuesit e uebfaqeve duke përdorur dhe krijuar chatbote sipas kërkesës private.

Pra, modelin e ChatGPT mund ta integroni në platformën tuaj online, duke e shfrytëzuar për biseda me robotin virtual dhe marrjen e përgjigjeve në kohë rekorde.

Ky ndryshim është bërë i ditur nga shqiptarja Mira Murati që është drejtoreshë e Teknologjisë se OpenAI.

ballkanweb.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0