Përditësimi One UI 4 ofron një përvojë të përmirësuar që fokusohet tek përdoruesi - Business Magazine Albania

Përditësimi One UI 4 ofron një përvojë të përmirësuar që fokusohet tek përdoruesi

Përditësimi One UI 4

Përditësimi i ri i softuerit ofron më shumë personalizim, cilësime të përditësuara të privatësisë dhe më shumë

Samsung Electronics, së fundmi ka lançuar One UI 4, i cili ka dalë së pari në seritë Galaxy S21 duke përfshirë Galaxy S21, Galaxy S21+ dhe Galaxy S21 Ultra. Me opsionet e reja të personalizimit, veçoritë e privatësisë dhe aksesin në ekosistemin gjithnjë në rritje të Samsung, One UI 4 ofron një përvojë të përmirësuar.

Ne jemi të përkushtuar t’u japim të gjithëve akses në përvojat më të mira të mundshme celulare, sa më shpejt të jetë e mundur,” tha Janghyun Yoon, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv dhe Shef i Ekipit të Platformës Softuerike në Mobile Communications Business, Samsung Electronics. “One UI 4 përmbush këtë premtim, duke pajisur përdoruesit e smartphone-ve Galaxy me veçoritë më të fundit të personalizimit dhe privatësisë. Por ne nuk do të ndalemi me kaq. Së shpejti, përdoruesit e tjerë të smartphone-ve dhe tabletave do të jenë gjithashtu në gjendje të përfitojnë nga ky përditësim i softuerit, duke mundësuar një përvojë më të qetë në të gjithë ekosistemin tonë.”

Smartphone juaj, zgjedhja juaj

One UI 4 ju mundëson të krijoni një përvojë të personalizuar për të përmbushur nevojat tuaja unike dhe për të shprehur individualitetin tuaj. Me një mori paletash të reja ngjyrash për të zgjedhur, ju mund të ndryshoni pamjen dhe ndjesinë e gjithçkaje, nga ekrani juaj bazë deri te ikonat, menuja, butoni dhe sfondi. Gjithashtu, mund të shprehësh edhe më lehtë veten me shumë emoji të reja, GIFs  dhe stickers të disponueshme drejtpërdrejt nga tastiera juaj.

Lexoni: Samsung prezanton eventin Life Unstoppable:‘house of surprises’

Mbroni atë që ka më shumë rëndësi

Nuk ka privatësi pa siguri të fortë. Kjo është arsyeja pse, me One UI 4, Samsung po sjell veçoritë më të fundit të privatësisë dhe sigurisë, kështu që ju mund të zgjidhni saktësisht se çfarë dëshironi të ndani ose të mbani private. Nga sinjalizimi kur një aplikacion po përpiqet të ketë akses në kamerën ose mikrofonin tuaj, te një seksion i ri i privatësisë, me One UI 4, monitorimi dhe kontrolli i privacy settings është i thjeshtë.

Duke ju lidhur me një ekosistem të zgjeruar

One UI 4 ju ndihmon të përfitoni sa më shumë nga ekosistemi i zgjeruar i pajisjeve dhe aplikacioneve të palëve të treta të Samsung, duke ofruar një përvojë më të fuqishme celulare.

Partneritetet e Samsung me liderë të tjerë të industrisë, si Google, sigurojnë përvojë të qetë kur përdorni aplikacionet dhe shërbimet tuaja të preferuara të palëve të treta. Kjo do të thotë që ju mund të shijoni aplikacione si Google Duo, i cili mundëson  video call me cilësi të lartë me miqtë dhe familjen.

Dhe nëse jeni duke përdorur një Galaxy Fold, Galaxy Watch ose Galaxy Tab, do të jeni në gjendje t’i sinkronizoni ato pa probleme.

Disponueshmëria

One UI 4  është i disponueshëm në seritë Galaxy S21 që nga data 15 nëntor dhe së shpejti do të bëhet i disponueshëm në seritë e mëparshme Galaxy S dhe Note, si dhe në seritë Galaxy A, pajisjet e palosshme dhe tabletat. Ky njoftim vjen së bashku me një përditësim të ri të softuerit për serinë Galaxy Watch që u mundëson përdoruesve të shijojnë veçori të përmirësuara shëndetësore dhe fusha  të reja të orës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0