Samsung prezanton eventin Life Unstoppable:‘house of surprises’ - Business Magazine Albania

Samsung prezanton eventin Life Unstoppable:‘house of surprises’

Samsung

Eventi i suksesshëm Life Unstoppable hyn në një kapitull të ri, me një tur virtual në ‘shtëpinë e surprizave’ që sjell në jetë produktet dhe risitë e Samsung.

Samsung Electronics zhvilloi “Life Unstoppable 2021”, e cila këtë vit e çon përvojën virtuale një hap më tej, me një mini-film që tregon ‘shtëpinë e surprizave’ të Samsung. Edicioni i dytë i Life Unstoppable, bashkon rrëfimin dhe argëtimin së bashku në një përvojë dixhitale interaktive, që vendos pjesëmarrësit në zemër të tregimit.

Gjatë 18 muajve të fundit, shtëpia është bërë një pjesë shumë e rëndësishme e përditshmërisë tonë – duke u shndërruar në shkollë, zyrë, palestër dhe hapësirë argëtimi. Duke kaluar shumë kohë në një hapësirë, një ndryshim është shumë i nevojshëm. Eventi Life Unstoppable i këtij viti kërkon të shtojë frymëzimin për ata që kërkojnë një ndryshim në përvojën e tyre në shtëpi, duke inkurajuar konsumatorët të kenë një jetë të lumtur dhe produktive me ndihmën e produkteve të Samsung.

‘Life Unstoppable: ’house of surprises’, nëpërmjet një turi virtual në shtëpinë e familjes Unstoppables, demonstron mënyrat në të cilat ekosistemi i pajisjeve Samsung i lejon ata të zbulojnë krijimtarinë e tyre të brendshm dhe pasionin në jetën e përditshme. Në këtë tur vizitohen gjashtë dhoma të ndryshme, secila duke shfaqur një koleksion të produkteve të Samsung – nga ekranet e celularëve të palosshëm, te televizorët gjithëpërfshirës që ju lënë pa frymë dhe risitë e pajisjeve elektroshtëpiake që sjellin një shkëndijë të re edhe në detyrat tuaja më pak të preferuara.

“Në Samsung ne zhvillojmë novacione që shkojnë përtej asaj që njerëzit presin. Nga telefonat e palosshëm, tek televizorët që shfaqin art kur fiken dhe lavatriçet që pastrojnë rrobat tuaja më shpejt duke përdorur vetëm kohën, detergjentin dhe ujin e nevojshëm.” tha Benjamin Braun,  Shefi i Marketingut i Samsung në Evropë. Me “shtëpinë e surprizave” të Samsung ne po tregojmë se si produktet tona sjellin risi që ndihmojnë klientët të jetojnë një jetë të pandalshme.”

Lexo: Nobelin për ekonomi e marrin tre shkencëtarë amerikanë. Sollën risi në studimin e forcave të punës dhe marrëdhëniet kauzale

Gjatë gjithë eventit, pjesëmarrësit  përfshihen në një seri ngjarjesh, secila duke shfaqur aftësitë e plota të linjës së produkteve të Samsung 2021, ku mund të përmendim: Frigoriferin Bespoke, The PremiereProjektorin Lifestyle të Samsung;  Soundbar-in Q800; Samsung Odyssey  Neo G9Monitorin idelal për Gaming; Televizorin NEO QLED;  Linjën Lifestyle të televizorëve QLED, The Frame & The Serif; Smartphone-in e palosshëm Galaxy Z Flip 3; Bespoke AirDresserme një dizajn që mund të personalizohet, me veçori të përmirësuara si: AI dry capabilities dhe AI Control.

Në qendër të vemendjes në edicionin e këtij viti janë Bespoke Airdresser, së bashku me një përzgjedhje të veçorive dhe inovacioneve të tjera të reja:

  • Bespoke Jet, një fshesë premium me korent ,pa kordon, që vjen në një gamë ngjyrash me një boshatisje automatike të pluhurit dhe sistem karikimi të baterisë.
  • Bespoke Jet Bot™AI+™, një fshesë me korent e avancuar që identifikon objektet dhe përshtatet në pjesën më të madhe të sipërfaqeve për një pastrim të optimizuar. Përdoruesit mund të monitorojnë shtëpitë e tyre me një transmetim të drejtpërdrejtë video, ndërsa Clean Station kap papastërtitë dhe pluhurin me sistemin e tij të filtrimit me shumë shtresa.

Zbuloni talentet e fshehura të Unstoppables dhe ekosistemin më të fundit të produkteve të Samsung në Life Unstoppable: ‘house of surprises’, nga data 18 tetor në:  http://www.samsung.com/

Rreth Samsung Electronics

Samsung frymëzon botën dhe modelon të ardhmen me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese. Kompania po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, aksesorëve, tabletave, aparateve dixhitale, sistemeve të rrjetëzimit dhe memorieve, sistemeve LSI, zgjidhjeve teknologjike dhe LED. Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën http://news.samsung.com.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0