Për momentin Netflix nuk mendon për një abonim me kosto të ulët me reklama - Business Magazine Albania

Për momentin Netflix nuk mendon për një abonim me kosto të ulët me reklama

Netflix

Pozicioni i gjigantit të transmetimit është i qartë, pavarësisht njoftimit se Disney +, konkurrenti kryesor i tij, analizon planet me kosto më të ulët me reklama të integruara.

Disa ditë më parë, shërbimi i transmetimit Disney+ njoftoi se po analizon mundësinë e ofrimit të një abonimi me kosto të ulët, që përfshin praninë e reklamave nga markat e tjera. Përballë deklaratës, Netflix ka shënuar pozicionin e tij: për momentin nuk ka plane për të përfshirë reklamat e palëve të treta në modelin e tij të biznesit. Njoftimi u bë nga CFO i kompanisë, Spencer Neuman, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën Morgan Stanley Technology, Media dhe Telecom. Drejtuesi më i lartë i kompanisë siguroi se, megjithëse Netflix nuk ka asgjë kundër reklamimit, modeli i tij aktual nuk e mendon atë.

Lexoni: Filmat me të cilat u rritëm/ Amazon blen shtëpinë e njohur kinematografike, konkurrencë me Netflix dhe Disney

Siç shpjegoi Stanley, përvoja e përdoruesit është një çështje prioritare për Netflix dhe përfshirja e pranisë së markave të palëve të treta mund të ndikojë negativisht në të. Ndonëse më vonë ai sqaroi se nuk u mohua ideja, derisa të gjejnë një mënyrë për ta kombinuar me përmbajtjen e tyre pa qenë invazive. Ato, siç e dimë nga përvoja jonë, paraqesin mjaft sfidë.

Realiteti është se me opsionet e reja në treg (HBO Max, Disney+, Paramount dhe Amazon Prime për të përmendur vetëm disa), Netflix po përballet me konkurrencë të ashpër dhe disa nga këto platforma tashmë po eksperimentojnë me modele të abonimit me kosto më të ulët, krahas përfshirjes së reklamave.

Megjithëse Netflix mbetet lider i padiskutueshëm në transmetim me më shumë se 222 milionë abonentë në mbarë botën (i ndjekur nga Disney+ me 179 milionë), depërtimi i tij nuk është i njëjtë në të gjitha vendet dhe shifrat e rritjes janë ngadalësuar. Këto fakte mund ta detyrojnë kompaninë të rimendojë çështjen ose të zhvillojë modele biznesi të diferencuara sipas rajonit në të ardhmen.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0