Filmat me të cilat u rritëm/ Amazon blen shtëpinë e njohur kinematografike, konkurrencë me Netflix dhe Disney - Business Magazine Albania

Filmat me të cilat u rritëm/ Amazon blen shtëpinë e njohur kinematografike, konkurrencë me Netflix dhe Disney

Amazon ka mbyllur marrëveshjen e saj prej 8.45 miliardë dollarësh për të blerë studiot e njohura Metroë Goldwyn Mayer, duke rritur ambiciet e saj në botën e transmetimit me një katalog që përfshin ekskluzivitetet e filmave James Bond dhe Rocky.

Dominimi i Amazon në shitjen me pakicë në internet ka tërhequr pas vetes edhe një kontroll anti-monopol, por kjo blerje fitoi miratimin nga autoritetet e BE ditë më parë, ndërsa rregullatorët amerikanë nuk e kanë bllokuar marrëveshjen e shpallur fillimisht në maj.

Marrëveshja forcon Amazon Prime Video me rreth 4,000 filma dhe 17,000 episode televizive, ndërsa përballet me Netflix dhe Disney në një treg që sa vjen dhe po lulëzohet.

Komisioni Evropian, i cili rregullon çështjet e konkurrencës në BE, tha në një deklaratë të martën se transaksioni i propozuar nuk do të ngrejë “asnjë shqetësim për konkurrencën” dhe “e pastron çështjen pa kushte”.

Lexo edhe: Dëshironi të zotëroni aksione në Amazon? Së shpejti do të jenë shumë të lira për t’u blerë

Sipas raporteve, Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së u përball me një afat kohor në mes të marsit për të marrë një vendim nëse do të kundërshtonte marrjen e kontrollit.

FTC nuk pranoi të komentojë mbi marrëveshjen, por vuri në dukje se në përgjithësi komisioni nuk i miraton transaksionet dhe mund t’i kundërshtojë ato në çdo kohë — nëse konstaton se ato shkelin ligjin.

Në marrëveshjen për Metro Goldwyn Mayer, e cila ka kaluar nëpër një sërë ndryshimesh pronësie dhe falimentimi vitet e fundit, Amazon fiton një emër ikonik të Hollivudit.

Përveç ekskluzivitetit të James Bond, MGM zotëron të drejtat për prodhimet filmike duke përfshirë “Rocky”, “Legally Blonde” dhe “Tomb Raider”, plus shfaqje televizive si “The Handmaid’s Tale” dhe “The Real Houseëives Of Beverly Hills”.

AFP

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0