PC Store: ekspozues në Future2Tech me pajisjet gaming - Business Magazine Albania

PC Store: ekspozues në Future2Tech me pajisjet gaming

PC Store: Lider në shitjen e produkteve teknologjike

PC Store Sh.p.k. prezantoi në panairin “Future2Tech”, brandet kryesore që ajo tregn të vend prej 2005.

Në një intervistë, Amarildo Arapi, specialist i çështjeve juridike në PC Store, tregoi rreth produkteve të kompanisë dhe si ka ndikuar  zhvillimi i madh i teknologjisë në PS Store.

PC Store Sh.p.k. me fokus shitjen e kompjuterëve, operon në treg prej 2005. Sipas Arapit, puna nisi me shitjet e kompjuterëve dhe laptopëve për konsumatorë individë dhe biznese, për stacione pune, serverë, monitorë, kompjutera lojërash, pajisje rrjeti, printera, pajisje dhe aksesorë të ndryshëm dhe shërbim.

Lexo edhe:Përfitoni nga oferta Early Bird e AllWeb deri në 30 Shtator!

Ai shprehet se në panair, PC Store është prezantuar me 4 nga brandet më në zë teknologjike; HP, gjigandi botëror në kompjutera dhe pajisje kompjuterike; Hysonic, brand që merret kryesisht me projektorët dhe tabelat interaktive në shkolla; Samsung, brandi i televizorëve dhe Quest, i cili merret me menaxhimin e infrastrukturës.

“Ne jemi fokusuar kryesisht në dy drejtime, në sektorin publik, ku bëjmë projekte për universitet shtetërore dhe tek pajisjet kompjuterike të avancuara me cilësi të lartë, siç janë produktet gaming. Këto produkte janë “on top” në dyqanet tona, ku i ofrojnë përdoruesve eksperiencë unike në lojrat e tyre, por jo vetëm gaming, edhe produktet për një inxhinier apo arkitekt, të cilit i nevojitet një kompjuter me parametra shumë të lartë, e gjejnë lehtësisht tek ne. Vizioni ynë është që teknologjia të jetë një mënyrë jetese për njerëzit dhe t’ua lehtësojë jetën njerëzve, jo të përdoret vetëm si argëtim.

Future2tech ka qenë një panair shumë i mirë, interesi ka qenë përtej pritshmërive tona dhe shpresoj të bëhet traditë”- shtoi Amarildo.

Ndiqni videon:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0