Pas infektimit me Covid, Trump shtrohet në spital - Business Magazine Albania

Pas infektimit me Covid, Trump shtrohet në spital

Pa mbushur ende 24 orë nga njoftimi se është prekur nga Covid, Donald Trump është shtruar në spital. Sipas BBC, Trump shfaqi simptoma të lehta te koronavirusit që prej të mërkurës.

LEXO: Donald Trump nominohet për çmimin Nobel për Paqe

Shtëpia e Bardhë njoftoi se ai kishte shfaqur shenja lodhjeje, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe në krye të detyrës. Trump është shtruar tek “Walter Reed National Military Medical Centre”, një spital ushtarak në SHBA.

“Për të qenë të kujdesshëm dhe pas këshillës së mjekut të tij, Presidenti do të punojë nga zyra e tij në Walter Reed për ditët në vazhdim”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0