Pandemia, vendet e zhvilluara preken fillimisht. Por, vendet si Shqipëria, dëmtohen për një kohë më të gjatë - Business Magazine Albania

Pandemia, vendet e zhvilluara preken fillimisht. Por, vendet si Shqipëria, dëmtohen për një kohë më të gjatë

Pandemia

Pandemia e COVID-19, e cila ka mbërthyer botën, ka sjellë pasoja të mëdha dhe po gjunjëzon me hapa galoponte ekonomitë botërore, duke shkaktuar recesionin më të madh global në historinë e ekonomisë botërore.

E gjithë bota u prek nga kjo pandemi. Do t’ju sjellim efektet në vendet më të zhvilluara duke theksuar se pandemia ka gjunjëzuar mbi të gjitha vender e varfra dhe ato në zhvillim.

Cilat ishin efektet ekonomike mbi vendet më të fuqishme në botë si SHBA, Rusi, Vendet e Bashkimit Evropian dhe Kinë?

Ekonomisë amerikane i ka shkaktuar goditjen më të madhe që nga “Depresioni i Madh”. PBB ra me një normë vjetore prej gati 33%, rënia më e thellë që nga fillimi i regjistrimeve në 1947. Të ardhurat e biznesit të vogël u ulën me 20%, vlera më e ulët që nga janari këtij viti, numri i papunësisë u katërfishua. 30.2 milionë shtetas amerikanë janë shpallur si të papunë gjatë kësaj pandemie.

Lexo: Tani është koha për të ndërtuar të nesërmen. Kontribuo edhe ti!

Institucionet qeverisëse dhe vendimmarrëse amerikane, gjatë gjithë kësaj periudhe, ishin plotësisht transparente. Edhe pse humbjet ishin të mëdha. çdo gjë ishte e qartë, çdokush mund ta shikonte goditjen që po i shkaktonte kjo pandemi SHBA-së. Ishte po kjo transparencë e SHBA-së që bëri që bota të mendonte se Kina po ia kalonte SHBA-së në përballje ekonomike të kësaj pandemie. Po, sa e vërtet është kjo gjë? Historia ka treguar që shteti komunist i Kinës nuk është transparent me popullin e tij e jo më me botën. Kina po jep statistika dhe të dhëna pozitive për ekonominë e saj gjatë pandemisë. Pra, kjo pandemi globale e cila ka prekur çdo shtet të botës, në çdo sektor, nuk ka prekur vendin me më shumë se një miliard banorë?! Nuk është shumë e besueshme dhe po të gërmosh më thellë, shihet qartë që jo vetëm nuk është e vërtetë, por qëllimisht fsheh realitetin e saj të hidhur në përballje me këtë pandemi.

Në muajt e parë të vitit 2020 në Kinë, konsumi dhe investimet ranë me më shumë se 20% dhe eksportet ranë me gati 20%. Tregtia e mallrave u kthye në një deficit prej 7.09 miliardë dollarë, nga një suficit prej 41.45 miliardë dollarë që ishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ana e furnizimit, shumica e ndërmarrjeve ndërprenë prodhimin, për shkak të shpërthimit të COVID-19. Si pasojë, në muajt e parë, vlera e shtuar industriale ra me 13.5% dhe indeksi i prodhimit të shërbimeve ra me 13%. Sidoqoftë, duhet të theksohet se pandemia ka sjellë edhe disa faktorë pozitivë për ekonominë kineze. Për shembull, ka pasur një lulëzim të ekonomisë së re të përfaqësuar nga tregtia elektronike dhe ajo e telekomunikimit.

Rusia e Putinit, po aq e ngjashme me Kinën komuniste, deklaron se po përballet më së miri me pandeminë, duke deklaruar në të njëjtën kohë, që pasojat ekonomike të pandemisë janë shumë më të vogla në krahasim me pasojat e pësuara nga vendet e tjera. Por, e dimë që shteti rus është po aq transparent sa Kina është me botën, prandaj pavarësisht deklaratave të qeverisë së Putinit, është e paimagjinueshme, të besohen statistikat zyrtare të saj. Nëse Rusia nuk do ishte kaq shumë e pa prekur nga kjo pandemi globale, atëherë pse do nxitonte të hidhte në treg “Vaksinën”, madje akoma të pacertifikuar nga OBSH, përveçse për të treguar supermacinë e saj dhe rritur influencën e saj të dështuar në vendet perëndimore.

Apurva Sanghi, Autori Kryesor i Studimit “RUSIA: RECESIONI DHE RRITJA EKONOMIKE NËN HIJEN E NJË PANDEMIE” dhe Ekonomist Kryesor për Bankën Botërore në Rusi në studimin e tij është shprehur se: “Ekzistojnë ndikime të menjëhershme të recesionit të drejtuar nga pandemia, të tilla si: rritja e madhe e papunësisë, rënia e pagave reale, të ardhurat fiskale të reduktuara dhe një sektor i dobësuar bankar”. Prandaj është e kotë të besojmë statistikat zyrtare të Moskës, të cilat deklarojnë se efektet e kësaj pandemie nuk ishin të mëdha në Rusi.

Vendet e BE-së patën dhe ende vazhdojnë të përballen me efektet e mëdha të kësaj pandemie.  Ndikimi ekonomik i COVID-19 është i pabarabartë midis rajoneve të BE-së. Një analizë territoriale e kryer nga shkencëtarët e JRC tregon se pasojat ekonomike të krizës nuk pasqyrojnë domosdoshmërish dëmin epidemiologjik të shkaktuar nga pandemia, por kryesisht varen nga karakteristikat ekonomike të rajonit. Sipas vlerësimeve, pandemia e COVID-19 shkaktoi rënien më të madhe të PBB-së të regjistruar ndonjëherë për 19 vendet e BE-së, duke përdorur euron si monedhë, si bazë për të dhënat. Ekonomia e zonës euro është tkurrur me mbi 12%, Spanja është vendi që mban barrën më të madhe.

Shifrat e fundit e vendosin Spanjën në një recesion zyrtar me një rënie prej 18.5 % të PBB-së. PBB-ja e Portugalisë ra me 14.1%, Franca me 13.8% dhe Italia pa një rënie prej 12.4%. Komisioneri i Ekonomisë i BE-së, Paolo Gentiloni tha se, “të gjitha vendet evropiane” pësuan pasoja të paparashikueshme.

Është e vërtetë që këto vende janë vendet më të fuqishme në botë dhe efektet e kësaj pandemie në ekonominë e këtyre gjigandëve janë shumë dekurajuese, ndaj, mbase jo për një vit, por pas pesë vitesh kjo pandemi do jetë vetëm një kujtim i keq, një gjurmë në histori për këto vende. Ama, të mos harrojmë që historia na ka treguar, që vendet jo demokratike, diktatoriale dhe ekspansioniste shfrytëzojnë për rimëkëmbjen e tyre pasuritë natyrore të vendeve më të vogla, si Shqipëria, prandaj mund të themi që efektet e kësaj pandemie sapo kanë nisur për një vend si vendi ynë, dhe vetëm një politikë e shëndoshë, demokratike dhe transparente, mund ta shpëtojë Shqipërinë nga kthetrat e vendeve “shushunjë”.

Përgatiti Armela Toska

 

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0