Nga Dr. ARTUR HADROJ
Pandemia është një situatë mjekësore, ku një semundje infektive përhapet tek njerëzit dhe ose kafshët në më shumë se një shtet dhe prek pjesën më të madhe të shoqërisë. Pandemia e kërkesës për punë është një gjendje e tregut të punës, ku preken të gjitha palët, si punëdhënësit, punëmarrësit dhe Qeveria. Simptomat kryesore të kësaj pandemie janë: qarkullimi i lartë i punonjësve, kërkesë për paga më të larta, kërkesë për më tepër stimuj monetarë dhe jo monetarë, më pak orë pune, nevojë për komunikim më të ngushtë dhe pjesëmarrje, nevojë për t’u zhvilluar, etj.
Si çdo pandemi që sjell pasoja, si çrregullime shëndetësore e deri në kosto njerëzore, kufizim në lëvizje, ndryshim stili jetese, etj., pandemia e kërkesës për punë sjell ulje të prodhimit në tërësi, ulje të produktivitetit, kosto të shtuara për mbajtjen e stafit e deri në falimentimin të aktivitetit. Ashtu si viruset që kërkojnë të ekzaminohen e të gjenden vaksinat e përshtatshme për ta luftuar, edhe pandemia e kërkesës për punë kërkon që të ekzaminohet situata se pse tregu i punës po përballet me këtë situatë dhe si mund të stabilizohet, duke i dhënë disa doza “vaksine”, si përmirësim i vlerësimit me paga të drejta, reduktim i oreve të punës, etj.
Gjithësecili kur bën rrugën për në shtëpi, çdo ditë haset me njoftime për punë, në çdo shtyllë, semafor, derë e dritare, në autobus, në rrjete sociale etj. Kjo në pamje të parë të krijon përshtypjen që ekonomia është në një fazë shumë optimiste dhe që ka një kërkesë të shtuar për produket dhe shërbimet që ofron ekonomia!
Në fakt, po t’i analizojmë në mënyrë të thjeshtë këto njoftime për vende të lira pune, shikojmë që këtu “virusi” i kërkesës për punëështë më agresiv, pasi kërkohet punë e lirë, kërkohet kryesisht punë e pakualifikuar dhe që paguhet shumë pak në raport më tregun e punës dhe në raport me rritjen e inflacionit pas Covid.
Ky virus ka prekur çdo sektor të biznesit në Shqipëri, por edhe në botë. Shkaqet e shfaqjes së këtij virusi në tregun e punës janë të shumta dhe variojnë për vende të ndryshme dhe ekonomi të ndryshme, ndër më kryesoret mund të përmendim:
- Pandemia Covid dhe rritja e pasigurisë së shëndetit,
- Raporti punë-jetë,
- Përplasja e brezave në tregun e punës,
- Mjedisi toksik në vendin e punës,
- Kriza e çmimeve,
Së pari, pandemia Covid19 që preku pjesën më të madhe të njerëzimit, bëri që secili të rivlerësojë nivelin e riskut dhe t’i kushtonte më tepër vemendje shëndetit në raport më punën. Pra, nëse do ta shikonim në këndveshtrimin e sjelljes konsumatore, kemi një zëvëndësim të preferencave, duke e bërë shëndetin më të “preferuar” sesa punën para pandemisë.
- Pandemia Covid19 ishte dhe vazhon të jetë në shock negativ në ofertën për punë.
- Norma marxhinale e zëvëndësimit të punës dhe kujdesit ndaj shëndetit, kaloi shumë në funksion të kujdesit ndaj shë Pra, sjellja ekonomike e konsumatorit ndryshoi në funksion të kujdesit ndaj shëndetit, duke hequr dorë nga të punuarit në mjedis toksik.
Së dyti, balanca midis punës dhe jetës pas punës, po bëhet gjithnjë më e rëndësishme, kjo shkaktuar edhe nga goditja e pandemisë Covid19. Sipas Jack Welch, balanca punë-jetë nuk ekziston. Janë disa zgjedhje midis punës dhe jetës që ju i bëni dhe ato sjellin pasojat.
- Pandemia Covid19, solli një ndryshim rrënjësor në sjelljen e punonjësve në raport me punën, duke konsideruar punën në distancë si më të preferuar sesa të shkojnë në punë në formën klasike, si para pandemisë
- Rivlerësimi i rrezikut bëri që punonjësit të rrisin më tëper vëmendjen ndaj emëruesit, pra jetës sesa punës jo mirë të vlerësuar.
Së treti, përplasja e brezave është një element shumëi rëndësishëm, që kompanitë sot duhet ta analizojnë më me seriozitet.
- Ndryshimet demografike nënkuptojnë se për herë të parë ekziston mundësia që katër breza njerëzish të mund të punojnë së bashku me njëri-tjetrin në vendin e sotëm të punës. Katër gjeneratat e ndryshme mund të kategorizohen si katër grupime të dallueshme. Çdo brez mund të ketë pritshmëri dhe kërkesa specifike në vendin e punës. Katër gjeneratat e ndryshme mund të kategorizohen si më poshtë (Hammill, 2005). Në katër gjenerata të ndryshme që përbëjnë fuqinë punëtore të sotme, është e vështirë të kuptosh nevojat e gjithësecilit. Secili brez ka dinamikat e veta dhe për të shfrytëzuar më mirë potencialin e tyre, duhet që të njohim tiparet kryesore. Ekzistojnë shumë dallime esenciale midis brezave në këndëveshtrimin e vendit të punës, ndaj ne duhet t’i njohim këto tipare me qëllim:
- Kombinimin e stafit që sjell rritje të produktivitetit,
- Rritjen e kënaqësisë në punë,
- Ulje e qarkullimit të stafit,
- Duhet të analizojmë pikat e forta dhe të dobëta të secilës gjeneratë, me qëllim që vendimmarrja të bëhët më e drejtë dhe në funksion të rritjes së
Pikat e forta dhe të dobta të brezave në punë.
Brezi | Periudha | Mosha në vitin
2022 |
Pika të forta | Pika të dobëta |
Baby Boomers | 1946-1964 | 58-76 | · Janë shumë të bindur në punë,
· Preferojnë të punojnë me orë të zgjatura, · Preferojnë të punojnë në grup, · Preferojnë komunikimin hiearkik dhe dispilinën në punë, · Janë të përkushtuar në rolin e tyre. |
· Kanë të vështirë të pranojnë ndryshimin,
· Nuk kanë shumë njohuri mbi teknologjinë. |
Brezi X | 1965-1980 | 42-57 | · Janë profesionist të përkushtuar,
· Janë shumë pro ekuilibrit punë-jetë, · Janë të fokusuar tek të ardhurat, |
· Kanë pakënaqësi dhe kundërshtinë me eprorët,
· Nuk i shprehin hapur pakënaqësitë, |
· Nuk preferojnë të punojnë jashtë
orarit, etj |
||||
Brezi Y | 1981-1996 | 26-41 | · Janë punëtorë të pavarur,
· Kanë dëshirë t’i krijojnë vetë proceset e punës dhe jo t’i marrin si të gatshme. |
· Nuk janë të prirur drejtëpunës në grup,
· Nuk kanë disiplinë të fortë pune, · Janë të padurueshëm për rritje në karriere, etj. |
Brezi Z | 1997-2012 | 10-25 | · Janë shumë pro teknologjisë, marrin shumë shpejt ndryshimet e reja tekonologjike,
· Janë ambicioz, · Marrin përsipër rrezikun |
· Nuk kanë informacion për periudhën para teknologjisë/ media sociale,
· Janë shumë të varur nga teknologjia. |
Popullsia sipas grupmoshave me 1 janar 2022, sipas INSTAT:
Grup mosha | Popullësia | % | Pjesëmarrës
në tregun e punës |
Të punësuar | Brezi |
55-64 vjeç | 386.556 | 20.4% | 278.320 | 176.733 | Baby boomers |
40-54 vjeç | 508.683 | 26.8% | 366.252 | 232.570 | Brezi X |
25-39 vjeç | 616.580 | 32.5% | 443.938 | 281.900 | Brezi Y |
15-24 vjeç | 386.460 | 20.3% | 278.251 | 176.690 | Brezi Z |
Shënim: Llogaritjet janë të autorit bazuar në të dhënat e INSTAT
Sipas INSTAT, Pjesëmarrja në tregun e punës në 3-mujorin e parë 2022, për moshat nga 15-64 vjeç është 72%, nga të cilët 63.5% marrin pjesë si të punësuar dhe 11.7 % si të papunë, ndërsa 24.8% janë jashtë forcës së punës ose nuk janë aktiv në tregun e punës.
Bazuar mbi përllogaritjet në tabelën e mësipërme mund të themi se peshën më të madhe në tregun e punës si të punësuar e zënë gjenerata Y, e ndjekur nga gjenerata X. Po ashtu, gjenerata Baby boomers dhe brezi Z, kanë pesha pothuajse të njëjta.
Ndaj, duke i’u referuar tipareve kryesore të brezave, arrijmë në konkluzionin se afro 2/3 e të punësuarve i përkasin brezit X dhe Y, të cilët janë të fokusur në ekuilibrin punë – jetë si dhe janë të prirur të rrisin të ardhurat. Ata njëkohësisht kanë shumë pakënaqësi në mjedisin e punës dhe për rrjedhojë priren të ndryshojnë vendin e tyre të punës. Ndërsa brezi që është më i përkushtuar në punë ndodhet përballë ndryshimit të vazhdueshëm të teknologjisë dhe mungesës së punës në grup, gjë që sjell rritje të qarkullimit të tyre për të gjetur punë të përshtatshme për to.
Brezi Z, i cili është shumë i varur nga teknologjia, përshtatet shumë shpejt me punët e reja por duke qenë se marrin rrisk të lartë me objektiv arritjen e qellimeve të tyre shpejt. Ata janë të prirur që të jenë në kërkim të një pune të re më sfiduese.
Së katërti, mjedisi i punës është shumë i rëndësishëm për të kursyser asetet humane, të cilët i sjellin rritje biznesit.
Disa nga simptomat që na tregojnë se mjedisi i punës është helmuar apo është bërë toksik:
- Punonjësit kanë frikë të japin sugjerime të sinqerta edhe pse ju kërkohet vazhdimisht që ato të shprehen se si mund ta bëjnë më mirë punën për kompaninë, pastaj edhe për punonjësin.
- Për çdo punë duhet të pyesësh dikë se çfarë të bëj dhe si ta bëj.
- Flitet gjithnjë për penalitete, ndëshkime dhe se kompania është në vështirësi.
- Qarkullimi i lartë i punonjësve edhe për shkak të “përplasjes së brezave”
- Duhet të punojmë më shumë orë, për shkak të rritjes së presionit nga mungesa e
- Marrëdhënie shumë e ftohtë me eprorët ose kërkohet të dëgjohen vetëm të mirat!
- Rritje e pakënaqësisë në punë, ndikuar kjo edhe nga kërkesa e punëtorëve për paga më të larta dhe më të
- Thashetheme dhe krijim i grupeve të vogla brenda kompanisë.
- Kriza e çmimeve e bën më të theksuar kërkesën për më shumë të
Disa nga “dozat e vaksinës” të nevojshme për të pastruar mjedisin toksik të punës:
- Të dëgjohen sugjerimet dhe ankesate stafit, pasi ata përballen me veshtrirësitë apo problematikat e ditës dhe mbi to të analizohen dhe
merren vendimet, kjo i bën punonjësit të ndihen të përfshirë dhe që kanë dhënë një kontribut dhe si rrjedhojë do e ndjekin më me interes çdo vendimmarrje dhe do të jetë më pak i destinuar për të ikur nga puna.
- Duhet që secilit prej punonjësve t’u jepet një nivel pavarësie në vendimarrje në varësi të punës që bën. Së pari, do e marrë më seriozisht atë punë dhe së dyti do të ndihet i rëndësishëm në kompani dhe për rrjedhojë koha që do t’i duhej për të marr konfirmimin që ta bëj kështu apo ashtu do përdorej në funksion të produktivitetit të punës.
- Drejtuesit duhet të transmetojnë vlerë tek stafi dhe tu japin siguri që ato të punojnë më tepër dhe jo të harxhojnë kohën duke ndëshkuar e penalizuar dikë që pagën e ka burim kryesor të ardhurash dhe si çdo njeri i gabueshëm, gabon dhe në punë.
- Qarkullimi i lartë i stafit nuk duhet parë me lupen që stafi nuk e gjen vetën por duhet parë në këndëveshtrimin se e çfarë pune duhet t’i caktoj këtij punonjësi që ai mos të largohet, duke e përshtatur vendin e punës sipas tipareve të brezave të punonjësve. Ai që e ka kuptuar se stafi është Alfa do qendrojë më gjatë në treg, të tjerët do përballën me sfiden e natyrshme ekonomike të
- Kërkesa e drejtuesve që duhet të punojmë më shumë orë, bien në kundërshtim me filozofinë aktuale të tregut të punës që më shumë orë janë më pak produktive se më pak orë punë.
- Marrëdhënja me eprorët është një element shumëi rëndësishëm në një vend pune, sa mëi afërt dhe i hapur të jetë raporti aq më shumë “ujë dergon në mullirin e kompanisë”, e kunderta e dergon tek
- Duke mos patur një ambjent të hapur, sfidues, vlerësues, etj, krijohen grupe të vogla që flasin për njëri tjetrin e jo për punën, pasi nuk e gjejnë veten të përfshirë dhe për sa kohë nuk kanë alternativë, thjeshtë harxhojnë kohën jo për punë.
Së pesti, aktualisht bota po përballet me rritje të vazhdueshme të ccmimeve dhe për pasojë kjo bën që fuqia blerëse e konsumatorëve të ulet dhe të rritet pasiguria dhe niveli i pesimizmit në ekonomi, shenja këto të një recensioni ekonomik të pritshem në mbarë botën, situatë e cila është e padeshirueshme por në këto kushte duket e pa shmangëshme. Si përfundim, kriza aktuale e çmimeve është shtysa më e fortë që “virusi” që ka prekur tregun e punës në mbarë botën të bëhet edhe më agresiv nëse nuk ndërhyhet për ta ndalur dhe për të stabilizuar kërkesën dhe ofertën për punë.
Vaksinat që i duhen bërë tregut të punës bazuar mbi shkaktarët kryesor të këtij virusi, janë:
- Pandemia covid dhe rritja e pasigurisë së shëndetit – (për covid i kemi vaksinat, ndërsa pasiguria e shëndetit do na shoqerojë gjithnjë)
- Raporti punë-jetë, (shumë ekonomi të zhvilluara, si Britania e Madhe, Belgjika, Islanda po testojnë javën me 4 ditë pune dhe me të njëjtin nivel page, ashtu siç operojnë edhe shumë koorporata të mëdha). Në Shqipëri java me 4 ditë punë është luks në sektorin privat, ndërsa ajo me 5 ditë do të ishte një lehtësim i rëndësishëm.)
- Përplasja e brezave në tregun e punës – (të krijojë kushte që punonjësit që preferojnë të punojnënë grupe dhe jo të varur nga teknologjia të jenë të ndarë nga ata që nuk preferojnë të punojnë në grup dhe përshtaten shumë shpejt me teknologjinë, në këtë mënyrë kompania përfiton më shumë prej secilit sesa të punonin së bashku.)
- Mjedisi toksik në vendin e punës – (duhet pastruar menjëherëmjedisi nga “toksinat” që sjellin pakënaqësi dhe rrjedhimisht qarkullim të lartë stafi dhe produktivitet të ulët. Duke degjuar më tepër, duke komunikuar më tepër, dukei dhënë mundësi stafit të zhvillohet).
- Kriza e çmimeve – (Qeveria ndër të tjera duhet të ndërhyjë duke indeksuar pagat, duke pezulluar disa taksa e tatime që ndikojnë drejtëpërdrejt në shportë, ndërsa firmat duhet të rivlerësojnë sistemin e tyre të pagave, duke ofruar paga më të larta dhe sigurisht të
Si përfundim, këto vaksina/sugjerime, nuk janë të mjaftueshme për të luftuar pandeminë e kërkesës për punë, por janë disa përpjekje që mund të cojnë drejtë një stabilizimi në periudhe afatmesme të tregut të punës duke e bërë atë më të konkurueshem dhe si vendi i zgjdhjeve të konflikteve midis kërkesës për punë dhe ofertës për punë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.