Mbill një pemë, kontribuo në trashëgiminë e Parkut Drilon-Tushemisht - Business Magazine Albania

Mbill një pemë, kontribuo në trashëgiminë e Parkut Drilon-Tushemisht

Mbill një pemë, kontribuo në trashëgiminë e Parkut Drilon-Tushemisht

Ka vende që na ftojnë të marrim frymë thellë, të ndalojmë në kohë dhe të ndjejmë ritmin e natyrës. Parku Natyror Drilon-Tushemisht, një perlë e gjelbër e fshehur mes maleve dhe liqenit të qetë, është një nga ato vende. Aty ku uji buron nga Liqeni i Prespës përmes Malit të Thatë burimi formon një basen ujor piktoresk i cili na tërheq drejt të gjelbrës, drejt natyrës. 

Midis pemëve shtatlarta, shelgjeve që lotojnë, shpendëve fluturakë, ky park është një frymëmarrje për të gjithë ata që e vizitojnë. Por më shumë se kaq, është një trashëgimi, një dhuratë e natyrës që pret të kujdesimi për të.  

Rijetësimi i një parku

Si gjithçka që jeton, edhe natyra ka nevojë për përkujdesje, për të lulëzuar sërish me të gjithë madhështinë e saj. Me një vëmendje të re ndaj biodiversitetit, parku po i kthehet origjinës së tij, duke ndjekur një qasje të bazuar në ekosistem. Rijetësimi i tij nuk është thjesht një projekt zhvillimi, por një premtim për të ardhmen, një hap drejt një ekuilibri të ri midis njeriut dhe natyrës. Duke mbjellë pemë autoktone, duke krijuar habitate të reja për shpendët dhe kafshët e egra dhe duke ruajtur florën e tij unike, Parku Natyror Drilon-Tushemisht po rikthehet në origjinë. Ky transformim nuk ndodh vetëm; ai ka nevojë për ne! Dhe ne kemi mundësinë të jemi pjesë e tij.

Lexo edhe:Kur bota ndryshon, si t’i përgjigjesh? – Mësimet e Vasil Naçit për menaxhimin e biznesit në kohë sfiduese!

Mbill një pemë

Një pemë nuk është thjesht një rrënje që gjen strehë në tokë. Ajo është jeta që rritet me kalimin e kohës, një kujtim që mbetet, një dhuratë për brezat që vijnë. Duke mbjellë një pemë, ti nuk kontribuon vetëm në rritjen e parkut, por dhe në krijimin e një trashëgimie të re, të prekshme dhe të gjallë. Imagjino momentin kur do të kthehesh pas disa vitesh dhe do të gjesh hijen që ke krijuar, gjethet që vallëzojnë me erën dhe shpendët që gjejnë strehë mes degëve që dikur ke mbjellë vetë. Nëse dëshiron të lësh shenjën tënde në këtë parajsë natyrore, Parku Natyror Drilon-Tushemisht ka publikuar një listë të drurëve autoktonë dhe zonave ku mund të mbjellësh pemën tënde. Gjeje atë që të frymëzon dhe bëhu pjesë e një historie që do të jetojë ndër vite.

Vizito faqen zyrtare të parkut ose rrjetet sociale për të mësuar më shumë dhe për të zgjedhur pemën tënde. Është një dhuratë për natyrën, për veten dhe për brezat e ardhshëm!

Mbill një pemë! Lër një gjurmë! Kontribuo në ruajtjen e trashëgimisë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0