Panairi online vendtakimi i konsumatorit online me bizneset

Panairi online vendtakimi i konsumatorit online me bizneset



Bizneset sot po shkojnë çdo ditë e më shumë drejt onlin-it. Sot janë hapur shumë portale të cilët po ndihmojnë biznesin të jetë i pranishëm online. Një rast konkret është edhe Panairi online. Në një intervistë të realizuar me zotin Muhamet Bizhga, drejtor i Panairit online, na tregon më shumë rreth Panairit online. Panairi është një platformë e cila ka në fokus biznesin. Në 7 prill 2014 ka nisur projekti i Panairit Online dhe në 7 shtator 2019 u bë hapja zyrtare e platformës, edhe aktualisht është 100% funksionale online.

Lexo: 4 Hapa për të bërë realitet ëndrrën tuaj për krijimin e një biznesi online

Çfarë është Panairi Online?

Panairi Online është vendtakimi i dy grupeve, konsumatori virtual dhe biznesi fiziko-online. Ashtu siç ekziston bota fizike me konsumatorë dhe biznese fizike, ashtu egziston dhe bota virtuale me konsumatorë virtual dhe biznese online. Ajo që po ndodh sot në botë është që konsumatori blen 30% fizikisht dhe 70% virtualisht. Ndërsa konsumon 30% vitualisht dhe 70% fizikisht. Ndaj dhe Panairi Online është ura lidhëse ndërmjet këtyre dy botëve.

Sa do ti kushtojë ky shërbim nga Panairi online një biznesi për një vit?

Në Panairi online kostoja është sa 1% e vlerës minimale që do të duhej ta bënit vetë këtë sistem. Ne kemi krijuar sistemin të mbledhim pikat e shiut, ju duhet vetëm të bashkoheni që secili nga ju të instalojë rrubinetin e vet për të marrë ujë në shtëpitë tuaja, për familjen tuaj. Është momenti juaj. Është momenti që të zhvilloni biznesin tuaj online, me kosto minimale, por me një sistem të sigurt për t’ja lënë në dorë brezit të ri. Sepse sistemi nuk lejon gabime njerëzore, por i përmirëson ato. Kështu biznesi juaj do të jetë i sigurt, sepse do të mund ta kontrolloni online nga një aparat telefoni.

Cili është qëllimi i kësaj platforme?

Kur më pyesin se cili është qëllimi i kësaj platforme, unë i jap dy përgjigje:

E para është bashkimi ekonomik i shqiptarëve në gjithë botën, brenda kësaj platforme. Nuk dua të jem idealist, por  dua të jem pragmatist, sepse këtu kemi një vend ku mund të jemi bashkë, ku nuk ka kufij. Nëse fuqizohet biznesi, forcohet shteti, e nëse forcohet shteti rritet mirqënia e individit. Kjo është ajo që dua për vendin tim.

Dhe e dyta është, që të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, të paguhen si në Zvicër nëpërmjet kësaj platforme.

Cila është diferenca e biznesit online në platformën e Panairit online?

Në një dyqan fizik ju jeni të limituar nga hapsira që keni, ndërsa te Panairi Online ju mund të vendosni produkte pa limit në dyqanin tuaj online. Në një dyqan fizik për 8 orë punë mund të futen afërsisht 300 persona, ndërsa te Panairi Online për 1 minutë mund të futen 300 vizitorë online. Sot bizneset paguajne qira të shtrenjta, të cilat e rrisin çmimin e produkti, ulin marzhin e fitimit dhe ulin sasinë e shitjeve në masën minimalja 30%. Ndërsa te Panairi Online ju keni mundësi ta ulin çmimin, të bëni oferta dhe dhurata dhe prapë fitimet tuaja do të rriten. Sikur një PRODUKT ta nxirrni te OFERTAT nga Panairi Online, ai produkt do dalë në GOOGLE brenda pak sekondash dhe nëse dikush kërkon në Google do dal i pari linku i Panairit Online dhe pastaj çdo link tjetër. Një i  interesuar do t’ju kontaktojë juve, sepse SEO i Panairit Pnline është 100% aktiv në çdo postimi që ju bëni në platformë.

Kush janë disa nga arsyet që bizneset duhet të jenë të pranishme në Panairi online?

  • Kemi një database me mbi 270.000 kontakte me bizneset shqiptare në gjithë botën të cilët do të informohen për këtë platformë deri në fund të viti 2020-të.
  • Te Panairi Online janë duke plotësuar profilet e tyre të biznesit, ajka e bizneseve shqiptare në të gjithë botën, sepse jemi e vetmja platformë online shqip, ku biznesi dhe konsumatori kanë mundësi të ndërveprojnë me njëri-tjetrin.
  • Është e vetmja platformë ku biznesi është i pavarur nga platforma ku ai çdo gjë e poston ose e fshin vetë pa qenë e nevojshme të kontaktojë me platformën.
  • Reduktojmë kostot që investon biznesi për marketingun fizik ose online sepse ne ofrojmë shërbime dhe produkte me çmime shumice.
  • Krijojmë ura lidhëse ndërmjet bizneseve që duan të gjejnë bashkpunëtorë ose partner biznesi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni ose në diasporë.
  • Për bizneset e vogla të cilat nuk kanë mundësi për tu abonuar në platformë, do ta ofrojmë këtë shërbim me 77% ulje ose me vlerën e qirasë mujore që aktualisht paguan.
  • Pjesmarrje në panaire ndërkombëtare nën logon e Panairit Online. Ku çdo biznes mund të marrë pjesë me një kosto 20 deri 30 herë me pak nëse do të shkonte i vetëm.

Lexo: 4 markat që po zhvillojnë marketingun e përmbajtjes

Biznesi duhet të jetë një urë lidhëse midis jush dhe konsumatorëve. Nëse teknologjia sot po ecën me hapa gjigant dhe konsumatorët po e ndjekin atë nga pas. Ju duhet të përqëndroheni online dhe të zhvilloni biznesin tuaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0