Në një botë ku teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta, është e rëndësishme të keni besim te pajisjet tuaja elektroshtëpiake. Pikërisht për këtë arsye, Samsung ofron një garanci të zgjatur për disa nga produktet e tij më të fundit. Kjo ofertë, e vlefshme nga 13 janar 2025 deri më 31 dhjetor 2025, synon t’u ofrojë përdoruesve siguri dhe qetësi mendore për vite me radhë. Për një sërë modelesh frigoriferësh, lavatriçesh dhe pajisjesh të integruara të kuzhinës të blera brenda periudhës nga 13 janar deri më 31 dhjetor 2025, Samsung ofron një garanci 5-vjeçare. Kjo përfshin 2 vite garanci të rregullt dhe 3 vite garanci shtesë tregtare.
Për tharëset dhe lavatriçet/tharëset e kombinuara, garancia 5-vjeçare është e vlefshme për produktet e blera nga 13 janar deri më 31 mars 2025. Për të përfituar këtë garanci, përdoruesit duhet të regjistrojnë pajisjet e tyre në faqen e internetit samsunggaranciezgjatur.al brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Samsung gjithashtu ofron një garanci 3-vjeçare për disa modele të fshesave me korrent, të cilat blihen nga 13 janari deri më 31 dhjetor 2025. Kjo përfshin fshin 2 vite garanci të rregullt dhe 1 vit garanci shtesë tregtare. Procesi i regjistrimit është i njëjtë: brenda 30 ditëve nga data e blerjes në samsunggaranciezgjatur.al.
Samsung sjell risitë më të fundit për të përmirësuar përvojën e përdoruesve në çdo aspekt të jetës së tyre. Disa nga teknologjitë më të reja përfshijnë:
Bespoke AI “All in One”: Një kombinim inovativ i lavatriçes dhe tharëses, i cili mundëson larje dhe tharje të automatizuar duke identifikuar llojin e rrobave dhe duke optimizuar procesin e pastrimit.
AI Pro Cooking: Një sistem inteligjent gatimi që njeh përbërësit, rekomandon receta dhe optimizon cilësimet e furrës për rezultate të përsosura. Kontrolli mund të kryhet edhe nga distanca përmes aplikacionit SmartThings.
Frigoriferët Smart me Family Hub: Pajisur me AI Energy Mode dhe një ekran 21.5 inç për menaxhim më të mirë të ushqimeve dhe për një përvojë argëtuese familjare.
Bespoke Jet™ Complete: Një fshesë me korrent me funksionin “All-in-One” për një pastrim efikas dhe të lehtë, me teknologjinë Air Pulse për zbrazje automatike të koshit dhe karikim të menjëhershëm të baterisë.
Lexo edhe:Si Inteligjenca Artificiale fuqizon dhe çon në një tjetër nivel performancën e Samsung Galaxy S25
E nëse kjo ofertë ju tundon aq sa të doni t’i blini të gjitha pajisjet e zgjuara Samsung, më poshtë po tregojmë hapat e thjeshtë që duhet të ndiqni për të përfituar nga garancia ekstra. Bëni blerjen e pajisjes Samsung brenda periudhës së përcaktuar. Vlerësoni produktin dhe regjistrohuni në samsunggaranciezgjatur.al brenda 30 ditëve nga data e blerjes. Dhe kaq… më pas e gjitha çfarë duhet të bëni është të gëzoni sigurinë që ofron garancia e zgjatur Samsung për pajisjet tuaja. Kjo iniciativë e Samsung synon të ofrojë jo vetëm cilësi të lartë, por edhe një ndjenjë sigurie për përdoruesit e tij besnikë.
Për më shumë informacion mbi listën e produkteve të përfshira dhe detajet e garancisë, vizitoni https://www.samsung.com/al/microsite/samsunggaranciezgjatur/.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.