Pagesat e punonjësve dhe sigurimet, problemi kryesor i kompanive sot. SME Albania sjell rezultatet e anketës me biznesin - Business Magazine Albania

Pagesat e punonjësve dhe sigurimet, problemi kryesor i kompanive sot. SME Albania sjell rezultatet e anketës me biznesin


Kompanitë shqiptare presin të përballen me vështirësi të theksuara për shkak të Covid 19. Një studim i Institutit Shqiptar të SME-ve “SME Albania” nxjerr në pah vështirësitë financiare të tyre.

42% e kompanive mendojnë se u nevojiten më shumë se 3 muaj për t’u rimëkëmbur. Po kaq është edhe numri i kompanive që nuk dinë të japing një vlerësim për të ardhmen, duke treguar nivel të lartë pasigurie.

Pjesë e studimit u bënë 320 sipërmarrje.

Në të gjitha pyetjet e bëra nga SME Albania, bie në sy shkalla e lartë e paqartësisë për të ardhmen.

Problemi kyresor i kompanive janë pagesat e punonjësve dhe sigurimeve të tyre. 43.7% e kompanive e rendisin këtë si vështirësinë kryesore financiare. Kjo vjen kur 23% e kompanive kanë ndërprerë tërësisht aktivitetin, ndërsa 52% e tyre kanë pasur ulje të porosive.

Lexo: Gati 60% e punonjësve aktivë punojnë në distancë. Anketa e zhvilluar në Mars

Ja gjetjet kryesore të studimit

Koha e nevojshme për rimëkëmbjen e biznesit post COVID19

  • 41.6%, e kompanive thonë se duhet më shumë se 3 muaj për rimëkëmbje. Kategoria që kanë dhënë këtë përgjigje janë kompanitë prodhuesë dhe eksportuese,
  • 14.6% e kompanive u duhet 1-3 muaj – kategoria që ka dhënë këtë përgjigje janë kompani programimi, eventesh dhe shërbimi.
  • 2.2%, e kompanive thonë se mund të rimëkëmben pas 2 javësh (profesione të lira kontabilistë, juristë, stomatologë, etj.
  • 41.6% e të gjitha kategorive- Në pamundësi për të gjykuar

Përqindja e punonjësve të kompanisë që nuk janë në gjendje të vijnë për të punuar aktualisht:

37.5% e punonjësve: 5% e kompanive të intervistuara. Kryesisht në sektorin e shërbimeve dhe eventeve.

  • Janë paraqitur të gjithë punonjësit në punë: 23% e kompanive të intervistuara. Kategoria e kësaj përgjigje janë kompani prodhuese-eksportuese, shërbime dhe delivery.
  • 1-10 %: janq 18.7 % e të intervistuarve, kryesisht në sektorin shërbime.
  • Në pamundësi për të gjykuar 20.8%

Problemet më të rëndësishme financiare të kompanive:

  • Pagat e stafit dhe sigurimet shoqërore 43.7%
  • Qira 29%
  • Pagesa e faturave 12.3%
  • Shpenzime të tjera 11%
  • Shlyerja e kësteve të kredive 4%

Sa kohë mund të mbajë rrjedhën aktuale të funksionimit biznesi juaj? 

  • Më pak se 1 muaj 31.2%
  • 1-3 muaj 52%
  • Me shumë se 6 muaj 16.8%

Probleme të tjera për shkak të pandemisë:

  • Ulje e porosive, 52% e të intervistuarve.
  • Ndërprerje e zinxhirit të furnizmit, 22.9% e të intervistuarve.
  • Pjesa tjetër është përballur me mungesë likuiditeti, mungesë klientësh, revokim kontratash, etj.

Pritshmëritë lidhur me të ardhurat totale të kompanisë në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019 duke gjykuar nga rrethanat aktuale të situatës në të cilën ndodhet biznesi.

  • 64.5% e të intervistuarve u shprehën se parashikojnë ulje në më shumë se 10% të të ardhurave krahasuar me një vit më parë.
  • Në pamundësi për të gjykuar, 31.2% e të intervistuarve.
  • Kompani që shprehnin se do të kenë rritje janë 4,3%

Kompanitë janë pyetur gjithashtu edhe për paketat financiare të Qeverisë nëse u kanë ardhur në ndihmë dhe në cilën nga instrumentat financiar kanë përfituar, por akoma nuk ka një përgjigje të saktë për të nxjerrë statisktikat e duhura. Shumica e kompanive janë shprehur optimiste dhe janë në pritje të pagës së luftës dhe fondit të garancisë sovranë. Disa kompani kanë përfituar nga falja a kamatvonesave të OSHEE. Ka pasur dhe shumë kompani që janë shprehur së janë në pritje të një paketë të dedikuar për turizmin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Kurrë mos iu ndaj parimeve të tua të nderit dhe qëllimit të mirë.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0