Pagat e punonjësve të biznesit të vogël dhe të vetëpunësuarve do të hidhen në llogari. Flet ministri Ahmetaj në Opinion - Business Magazine Albania

Pagat e punonjësve të biznesit të vogël dhe të vetëpunësuarve do të hidhen në llogari. Flet ministri Ahmetaj në Opinion


Arben Ahmetaj, ministër i Rindërtimit, ka folur rreth shpërndarjes së fondit mbështetës për ekonominë në emisionin Opinion të TV Klan. Ai tha se, biznesi i vogël dhe të gjithë të vetëpunësuarit përfitojnë 26 mijë lekë në muaj, si pagë për shkak të mbylljes të aktivitetit. Ai ritheksoi se paga do të shpërndahet në llogaritë personale bankare të çdo përfituesi.

Sipas Ahmetajt, “Buxheti i shtetit do t’u japë 26 mijë lekë në muaj të vetëpunësuarve dhe biznesit të vogël, pra nga fasha 0 deri në 14 milionë lekë xhiro”. Në total, fondi i pagave për biznesin e vogël është 710 mln lekë. Ai theksoi se është  vendosur të, “bëhet edhe një hap tjetër, të paguhet edhe një person tjetër duke dhënë kështu 2-fishin e fondit. Pagat do t’u shkojnë bizneseve në llogaritë e tyre bankare”.

Fondi për të vetëpunësuarit dhe biznesin e vogël që do të disbursohet nga qeveria është rreth 1.6 miliardë lekë nga 310 milionë lekë që është fondi i pagave, sipas Kryeministrit Rama e konfirmuar nga regjistrat e tatimeve.

Përsa i përket kompensimit të qerasë së objekteve të biznesit, kërkuar më parë nga sipërmarrësit e biznesit të vogël, ministri mohoi mundësinë e këtij përfitimi, duke thënë se nuk do të merret në konsideratë.

Përsa i përket biznesit të madh ministri tha sa ai do të duhet të adaptohet. Rritjen e fondit për disa pagesa e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë ditës së hënë. Ndërsa ministri Ahmetaj detajoi gjatë emisionit.

Sipas tij, “Paketa e sotme Rama 2, mund të pasohet edhe nga paketa tjetër. Task-forcë është duke verifikuar në terren se kush nga kompanitë e mëdha po punojnë”.

Përsa i përket ndihmës ekonomike, ministri Ahmetaj tha se mesatarisht pagesa është 5.300 deri në 8.200 lekë në muaj, duke theksuar se edhe kjo shumë do të dyfishohet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0