I quajtur “Mos Më Shqetëso Kur Jam Në Timon” (Do Not Disturb While Driving), opsioni automatikisht pengon të gjitha mesazhet dhe njoftimet ndërkohë që iPhone-i është i lidhur me makinën me anë të Bluetooth-it.
Si një ndër përditësimet e reja të sistemit operues iOS 11, i cili do të lançohet në vjeshtë, ai i lejon përdoruesit të dërgojnë përgjigje automatikisht pa e përdorur telefonin ndërkohë që lëvizin me makinë.
Këto dy mesazhe automatike mendohet të jenë:
“Kam aktivizuar Do Not Disturb sepse po lëviz me makinë. Do të përgjigjem sapo të arrij në destinacion,” dhe mesazhi tjetër: “Nëse është diçka urgjente, të lutem më kontakto sërisht.”
Të paktën 8 persona vdesin dhe 1,161 dëmtohen nga aksidentet rrugore si pasojë e përdorimit të telefonit në timon. Në vitin 2016, numri i vdekjeve u rrit me 6% nga viti i kaluar, ku shkaku kryesor ishte shpërqendrimi i shoferit.
Opsioni i sigurisë nga Apple është përkrahur nga shumë persona, të cilët e kanë falenderuar me anë të Twitter-it.
Të shpresojmë që dhe prodhuesit e tjerë të smartphone-ëve, si Samsung dhe Nokia “do të bëjnë më shumë për të na mbrojtur.”