Organizata e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri ka lëshuar 70 udhëzime për bizneset nëpërmjet të cilave do të mund të arrihen 17 objektivat kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm.
Sipas zyrës së OKB në Shqipëri, disa nga këto sugjerime që të kenë sukses kërkojnë vetëm përkushtimin e stafit dhe përmirësim të menaxhimit, ndërsa disa të tjera kërkojnë gjithashtu edhe angazhim financiar.
Shëndeti dhe mirëqenia
- Ofroni mundësi për ushqim të shëndetshëm në vendin e punës, kuti ushqimesh nga prodhuesit vendas.
- Nëse ofroni drekën pa pagesë, kërkoni që të ofrohet nga bizneset vendase që nxisin qëndrueshmërinë dhe përdorin prodhime sezonale.
- Sigurohuni se jeni duke ofruar mundësi për ushqim në vendin e punës që përputhet me të gjitha dietat.
- Organizoni klasa gatimi për stafin, që të nxisni praktika më të shëndetshme të të ushqyerit dhe që përmirësojnë mirëqenien e përgjithshme.
- Sigurohuni që mirëqenia në punë të jetë një përparësi, regjistrohuni në një program asistence për punonjësit.
- Ofroni regjistrim në palestër për stafin ose në klasa ushtrimesh fizike sipas zgjedhjes së tyre.
- Krijoni grupe pune me natyrë sociale për të organizuar aktivitete për stafin, që mundësojnë krijimin e një bashkësie më të fortë në vendin e punës dhe që ndihmon në mbajtjen e stafit.
- Ofroni financim të plotë ose të pjesshëm, në sigurimin shëndetësor ose dentar për stafin.
- Prezantoni kurse për mirëqenien financiare për stafin dhe jepini punonjësve pension ESG1 dhe opsionet për investime.
Barazia dhe diversiteti
- Angazhohuni për të promovuar në mënyrë të dukshme barazinë gjinore brenda vendit të punës.
- Kërkoni përfaqësim gjinor në takimet dhe aktivitetet e biznesit.
- Ofroni mbështetje për kujdesin e fëmijëve, për të mbështetur familjet në sektorin tuaj.
- Angazhohuni për diversifikimin e fuqisë tuaj punëtore.
- Përditësoni nismat e punësimit për të nxitur më shumë aplikime nga grupet me përfaqësim të ulët dhe minoritetet.
Lexoni: OKB paralajmëron: Globi drejt katastrofës, ngrohja globale kërcënon jetët e njerëzve
Konsumi i vetëdijshëm
- Sigurohuni që ndërtesa juaj të ketë praktika efikase për konsumin e ujit.
- Kaloni te furnizuesit e energjisë së gjelbër.
- Kaloni në përdorimin e automjeteve elektrike (AE) nëse ofroni makina nga kompania.
- Financoni pikat për ri ngarkimin e baterive të makinave elektrike në vendin e punës për të nxitur stafin të kalojë në AE.
- Ndërmerrni një audit për konsumin e energjisë.
- Kaloni në opsionet për ndriçim më efecient në ndërtesën tuaj.
- Izoloni ndërtesën e zyrave tuaja.
- Kryeni trajnim për menaxhimin e energjisë në bashkëpunim me autoritetet ose ekspertët përkatës.
Vende pune të përshtatura për nevojat e punonjësve
- Rimendoni javën “40 orëshe” në vendin tuaj të punës.
- Lejoni personelin të ndërmarrë studime të mëtejshme duke i ofruar orë fleksibël ose financim të plotë/të pjesshëm për kurset e trajnimit.
- Paguani stafin me një pagë që mundëson jetesën.
- Mundësojini stafit tuaj të punojë me orë fleksibile dhe/ose të punojë në distancë.
- Mbështesni përdorimin e hapësirave të përbashkëta lokale të punës, duke i mundësuar stafit të punojë atje ose ndihmoni bizneset duke ndarë dijet me ta në qendër.
- Ofroni trajnim punonjësve në mënyrë që ata të mësojnë teknologji dhe sisteme të reja. (4, 8) 37. Prezantoni javën e punës me 4 ditë.
- Miratoni një model pune të bazuar në projekte për të mundësuar fleksibilitet në mënyrën se si punon stafi juaj.
Zbatoni inovacionin
- Ofroni ekspertizën tuaj për startup-et/start-up inovative.
- Ndërtoni dhe provoni modele dhe teknologji të reja biznesi brenda vendit tuaj të punës dhe raportoni për suksesin e tyre në mënyrë që të tjerët të ndjekin shembullin tuaj.
- Financoni projekte brenda shkollave dhe komuniteteve tuaja lokale që ofrojnë edukim lidhur me OZHQ-në që po mbështetni – aftësi kompjuterike, biodiversitet, riciklim, barazi.
- Zhvendosni funksionet e biznesit në rrjet me qëllim që të mund të aksesohet në mënyrë të sigurt dhe në distancë.
- Bëni ndryshime në biznesin tuaj që përputhen me Strategjitë Kombëtare. Digjitale, nëse ka.
Bashkëpunimi me komunitetin
- Bashkëpunoni me Dhomat e Tregtisë, shoqatat dhe autoritetet lokale për t’u përfshirë në projekte me fokus biznesin për t’u bërë më të qëndrueshëm në zonën tuaj.
- Regjistrohuni në programet e policimit në komunitet, nëse ka, për t’i bërë qendrat e qyteteve më të sigurta për të punuar, jetuar dhe bërë biznes.
- Mbështetni futjen/rritjen e shërbimeve të transportit publik dhe më shumë infrastrukturë ne dispozicion për çiklistët dhe këmbësorët në zonën tuaj.
- Mbështetni nismat lokale për të “shfrytëzuar më mirë hapësirën” dhe për të përdorur vendet e mundshme të parkimit si hapësirë për të ngrënë në natyrë, në kafenetë dhe restorantet lokale.
- Përdorni platformën tuaj për të mbështetur nismat e “Blerjes së produkteve vendase”.
- Mbështesni dhe financoni festivale ushqimesh ose ofroni shërbimet tuaja për aktivitete lokale.
- Merrni parasysh mundësinë për të zhvendosur e biznesit tuaj/zyrat dytësore jashtë qyteteve, për të mbështetur ekonomitë lokale dhe për të përmirësuar zhvillimin rajonal.
- Nxisni punonjësit të përfshihen me komunitetet e tyre duke mbështetur punën vullnetare.
- Prezantoni programet e stazhit dhe praktikës për të futur grupe të margjinalizuara në sektorin tuaj të biznesit.
- Mentoroni në shkolla/institucione të arsimit profesional lidhur me rrugën drejt punësimit.
- Ofroni praktika me pagesë për të siguruar që kjo mundësi të jetë e arritshme për të gjithë.
Mbrojtja e planetit
- Nxisni riciklimin dhe pakësimin e mbeturinave në të gjithë biznesin.
- Përfshihuni në ekonominë qarkulluese dhe gjeni mënyra novatore për të ripërdorur materialet e mbetjeve nga biznesi juaj.
- Punoni me furnizues që përdorin ose kërkojuni që atyre të përdorin paketime të ripërdorshme ose të biodegradueshme.
- Mos përdorni materiale plastike me një përdorim në vendin e punës.
- Nëse përdorni kimikate ose substanca të dëmshme në vendin tuaj të punës, punoni me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit për gjetjen e zgjidhjeve për të ulur ndikimin negativ në mjedis.
- Organizoni përdorimin e makinave në dispozicion në grupe në dispozicion për të ulur emetimet e karbonit nga stafi juaj.
- Sigurohuni që stafi të ketë mundësi të bëhet pjesë e programit të Qeverisë/Bashkisë “shko me biçikletë në punë”.
- Sigurohuni që ka vend parkimi të disponueshme pranë vendit të punës.
- Kërkoni përdorimin e produkteve pastruese brenda vendit të punës që nuk dëmtojnë mjedisin.
- Shfrytëzoni mundësitë e financimit të gjelbër për t’u angazhuar më tej në agjendën e zhvillimit të qëndrueshëm.
- Shfrytëzoni hapësirat e lira të gjelbra për të rritur biodiversitetin, mbillni bimë miqësore ndaj bletëve ose krijoni një kopsht komunitar për stafin.
- Ofrohuni punonjësve transport falas ose mbuloni shpenzimet e transportit të tyre duke nxitur më shumë përdorimin e transportit publik.
Udhëheqja dhe integriteti
- Sigurohuni që të keni mbrojtje të fortë për sinjalizuesit brenda biznesit tuaj.
- Zbatoni në mënyrën e duhur kodet e sjelljes kundër abuzimit ose shfrytëzimit në vendin e punës.
- Përditësoni politikat tuaja për të përfshirë praktika më të qëndrueshme në të gjithë biznesin.
- Përkrahni mbështetjen nga drejtuesit, për të mundësuar ndjekjen e një agjendë të qëndrueshme.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.