Pjesën më e vështirë të pandemisë së Covid-19 mund të mos e kemi kaluar ende. Kështu paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), gjashtë muaj pas fillimit të shpërthimit të Covid-19.
Në një deklaratë për shtyp mbrëmjen e 29 qershorit, kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh:
“Ne të gjithë duam që kjo të përfundojë. Të gjithë duam të vazhdojmë me jetën tone si më parë. Por realiteti i vështirë është se nuk jemi afër fundit. Megjithëse shumë vende kanë bërë përparime, globalisht pandemia po shpërhapet me shpejtësi.”
Ai theksoi se rruga më e mirë për të luftuar Covid-19 është “testim, gjurmim, izolim dhe karantinë”. Virusi po prek tani Azinë e Jugut dhe Afrikën, ku kulmi pritet të arrihet në fund të korrikut.
Lexoni: OKB mbush 75 vjet në një botë krejt të ndryshme
Ndërsa Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se vaksina mund të vonojë dhe mund të mos jetë shkopi magjik që presim të gjithë:
“Të gjithë mendojnë se vaksina është ilaçi i vetëm kundër Covid. Para së gjithash ne nuk e dimë nëse një vaksinë do të funksionojë në të gjitha grupmoshat dhe askush nuk e di kur do të jetë e gatshme.”
Ai theksoi se për momentin larja e duarve dhe ruajtja e distancës fizike është mjeti më efektiv kundër virusit.
Aktualisht më shumë se 505 mijë persona me Covid-19 kanë humbur jetën në gjithë botën, ndërsa numri i të infektuarve ka arritur në 10,3 milionë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.