OBSH paralajmëron: Mund të mos ketë kurrë një vaksinë

OBSH paralajmëron: Mund të mos ketë kurrë një vaksinë

OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të hënën se mund të mos ketë kurrë një vaksinë efektive për COVID-19, dhe se rruga drejt normalitetit do të jetë e gjatë. Më shumë se 18 milionë njerëz në mbarë botën raportohet se janë infektuar me COVID-19, dhe 688.080 kanë vdekur, sipas një raporti të agjencisë “Reuters”.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe kreu i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan, nxitën kombet që të zbatojnë me rigorozitet masat shëndetësore siç janë: mbajtja e maskës, distanca fizike, larja e duarve dhe testimi.

Lexoni: Raporti i OBSH: Shqipëria nuk ka transmetim komunitar

“Një numër vaksinash tani janë në fazën e tretë të studimeve klinike dhe të gjithë shpresojmë të kemi vaksina efektive, që mund të ndihmojnë në parandalimin nga infeksioni. Sidoqoftë, nuk ka asnjë ‘plumb argjendi’ ndaj COVID-19 për momentin – dhe mbase mund të mos ketë kurrë”, tha kreu i OBSH-së.

Sipas tij, ekzistojnë shqetësime se “mund të mos kemi një vaksinë që do të funksionojë, ose mbrojtja nga ajo mund të jetë vetëm për disa muaj, jo më shumë”.

Megjithatë ai tha se asgjë nuk dihet, derisa të përfundojnë provat klinike. Deklarata vjen vetëm pak ditë pasi organizata paralajmëroi se pandemia me shumë gjasë do të ishte e gjatë. Një numër vaksinash po testohen rreth botës në përpjekjen për të gjetur kurën ndaj virusit COVID-19.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0