OBSH: Pandemia COVID-19 po përshpejton ritmet e përhapjes

OBSH: Pandemia COVID-19 po përshpejton ritmet e përhapjes


Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se pandemia COVID-19 po përshpejton ritmet e përhapjes, pasi të dhënat e fundit tregojnë për rreth 360 mijë të prekur dhe tashmë ka raste në pothuajse të gjitha vendet e botës. Sipas të dhënave, më shumë se 15 mijë njerëz kanë humbur jetën, në të gjithë botën, si pasojë e COVID-19.

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se shtetet duhet të shtojnë masat mbrojtëse për të luftuar pandeminë, si testimi dhe gjurmimin e kontakteve të personave të prekur. Ai tha se shtetet nuk mund të fitojnë vetëm “duke u mbrojtur”, por se ato duhet edhe të “sulmojnë”.

OBSH u shpreh se testi është mënyra kryesore, e ndërsa ka përgëzuar shtetet që ia kanë dalë të testojnë me shpejtësi, nga ana tjetër ka këmbëngulur se të gjitha rastet e dyshuara duhen testuar patjetër.

Lexoni: Nuk ka prova që ushqimi është burim apo rrugë transmetimi i Covid-19. Flet Autoriteti Europian i Sigurisë ushqimore

“Disa vende, nuk kanë pasur nevojë që të vendosin masa izoluese sepse kanë testuar e gjurmuar në mënyrë efektive rastet e dyshuara”, ka deklaruar OBSH.

Politika e vetëizolimit “mund të blejë kohë” tha drejtori i emergjencave shëndetësore Dr Mike Ryan, por gjurmimi i kontakteve dhe izolimi i rasteve të prekura është çelësi ndaj frenimit të përhapjes së virusit.

“Askush nuk ka qenë i përgatitur në trajtimin e kësaj sëmundjeje”, tha Dr Mike Ryan, teksa u përgjigj për një përhapje të mundshme të pandemisë në Afrikë.

Lexoni: 7 këshilla si të përqëndroheni në këto kohë

“Shtetet afrikane nuk janë në një situatë të ndryshme dhe disa prej tyre janë në një situatë edhe më të pasigurt.” Ai shtoi se vendet afrikane kanë një historik të menaxhimit të epidemive dhe tha se OKB është plotësisht e gatshme që t’i mbështesë ato.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0