7 këshilla si të përqëndroheni në këto kohë

7 këshilla si të përqëndroheni në këto kohë


Shpërqëndrimi është një problem për shumë njerëz sot. Që të keni sukses duhet të keni një përqëndrim të mirëfilltë. Më poshtë do të njiheni me 7 këshilla për të arritur përqëndrimin e duhur këto kohë nga Leon Ho, drejtues i Lifehack:

Lexo: Gjatë një pandemie, çfarë do të thotë të jesh vendi më i lumtur në botë?

  1. Planifikoni ditën tuaj paraprakisht:

Ju duhet të kaloni 5 ose 10 minuta në mbrëmje duke planifikuar ditën e ardhshme. Kjo jo vetëm që do t’ju kursejë kohë, por gjithashtu do t’ju mbajë të përqendruar në gjërat e rëndësishme.

  1. Kujt do t’i jepni fokus këto ditë:

Nëse keni nevojë për fokus shtesë në punën tuaj, përpiquni ta bëni atë kur jeni në gjendjen tuaj më të mirë fizike dhe mendore. Kjo është koha kur ju do të keni më shumë energji dhe kreativitet.

  1. Fikni internetin:

Shumica e kompjuterave do t’ju lejojnë të vazhdoni të punoni në dokumente dhe prezantime, pa pasur nevojë të lidheni me internet. Përfitimi i kësaj është që ju nuk do të tundoheni të kontrolloni lajmet dhe burimet tuaja në mediat sociale!

Lexo: Industria e librit ndryshon nga pandemia Covid-19

  1. Vendoseni mendjen në gjërat e duhura:

Nëse jeni të stresuar, irrituar ose e gjeni veten në udhëkryq atëherë është koha të merrni përsëri kontrollin. Ju mund ta bëni këtë duke kaluar rreth 10 minuta në soditje ose meditim të heshtur. “Personalisht, nëse kam nevojë që të kem një mendje të shëndetshme, më pëlqen të shkoj në një shëtitje të shkurtër në një nga parqet tona lokale. Kjo më bënë të ndihem i freskët”, thotë Leon.

 

  1. Punoni së pari me detyrat të rëndësishme:

Kur e bëni këtë, jo vetëm që siguroni që gjërat kryesore të përfundohen brenda ose para kohe, por gjithashtu do të largoni stresin e shqetësimit nëse do t’i arrini objektivat tuaja. Dhe pasi gjërat e rëndësishme mbarojnë, me shumë mundësi do të zbuloni se keni shumë kohë për detyrat “e këndshme për të bërë”.

  1. Jo, jo, jo:

Sa shpesh e përdorni atë fjalë? “Unë po, ndoshta jo mjaftueshëm kur bëhet fjalë për punë”, shprehet ai. “A mund të më ndihmoni me këtë?”- kolegu juaj pyet. “Po, unë mund ta bëj këtë tani,” ju përgjigjeni. Ndërsa është mirë të jesh i dobishëm, mos u bëni edhe aq i dobishëm, kjo mund t’iu shpërqëndrojë duke u marr me punët e kolegëve. Mësoni të thoni jo kur është e përshtatshme, dhe kjo do t’ju mbajë të përqendruar, në atë që duhet të bëni.

Lexo: Yuval Noah Harari: Bota pas Koronavirusit

  1. Praktika iu bënë të përsosur:

Nëse jeni mësuar të shpërqendroheni, do t’ju duhet ca kohë për t’u bërë super të përqendruar. Taktika është të vazhdoni në zvogëlimin e ndikimit të shpërqendrimeve, që ndikojnë tek ju. Mund të jetë, që ju të fitoni vetëm një përfitim të vogël çdo ditë, por vazhdoni t’i bëni këto fitime, dhe përfundimisht do të zhvilloni një forcë përqëndrimi që do të jetë zili i të tjerëve.

Leon shprehet kështu: “Unë e di nga përvoja ime, që është padyshim e mundur të kapërcejmë shpërqendrimet dhe të bëhesh një person i përqendruar, dikush që mund të përqendrohet në qëllime dhe gjëra që do t’i shtyjnë ato më tej në jetë”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0