OBSH i bën thirrje SHBA-së për fondet e financimit

OBSH i bën thirrje SHBA-së për fondet e financimit


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë shpreson që administrata e Presidentit Donald Trump të rikonsiderojë pezullimin e fondeve për këtë organizatë, duke shtuar se fokusi kryesor për momentin është shpëtimi i sa më shumë jetëve dhe t’i jepet fund pandemisë COVID-19.

“Shpresoj që SHBA të kuptojë që ky është një investim i rëndësishëm, jo vetëm për të ndihmuar të tjerët, por edhe për sigurinë e vetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Që kjo e fundit të jetë e sigurt, investimet në vendet e tjera janë shumë të rëndësishme.  Ndaj shpresoj që pezullimi i fondit do të rimerret në konsideratë”, tha ai.

Javën që shkoi, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi se do të ndalte financimin për OBSH-në, teksa kritikoi mënyrën se si Organizata me seli në Gjenevë menaxhoi Pandeminë e coronavirusit.

Lexoni: Franca, Evropa shqyrtojnë përdorimin e aplikacioneve të debatueshme të gjurmimit

Trump akuzoi OBSH-në se promovoi dezinformimin kinez mbi këtë virus, duke thënë se kjo gjë përkeqësoi përhapjen e pandemisë.

Gjatë deklaratës për shtyp, kreu i OBSH-së tha se situata është shqetësuese edhe në vendet ku pandemia COVID-19 është në fazat e saj të para të përhapjes, siç është Afrika dhe Amerika e Jugut.

“Shohim trende të ndryshëm në rajone të ndryshme të botës. Shumica e pandemive në vendet e Europës ka filluar të ulet në numër dhe gjendja po stabilizohet. Edhe pse shifrat janë të ulëta, po shohim një trend në rritje në Afrikë, Amerikë të Jugut dhe në Europën Lindore. Shumica e vendeve janë ende në fazat e para të epidemive dhe disa prej tyre që janë prekur në fillim tani po vërejnë një rritje të re të rasteve të të infektuarve. Mos gaboni, kemi ende rrugë të gjatë para nesh. Ky virus do të qëndrojë me ne për një kohë të gjatë.”

Lexoni: Mjeku shqiptar në SHBA: Shëndeti i njerëzve duhet balancuar me atë të ekonomisë

Gjatë konferencës foli edhe eksperti i emergjencave, doktor Majk Rajan, i cili deklaroi se është e rëndësishme të kuptohej origjina shtazore e coronavirusit, e cila u transmetua tek njeriu duke thyer kufijtë midis specieve, pasi kjo mund të ndodhë sërish në të ardhmen.

OBSH është shprehur e gatshme të punojë ngushtësisht me organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetit të Kafshëve për të kryer një hetim mbi origjinën shtazore të virusit, teksa i kanë ofruar asistencë edhe qeverisë kineze.

FoxNews

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0