Shqipëria synon krijimin e 1600 startup-eve deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e ekosistemit ekzistues, me objektivin për të arritur në 825 startup-e aktive në vend.
Ky synim është pjesë e programit “Shqipëria 2030”, i cili parashikon një rritje të ndjeshme të financimit për ndërmarrjet e reja, me qëllim mbështetjen e bizneseve në fazat e hershme të zhvillimit, kur ato janë në proces të krijimit të produktit ose shërbimit të tyre, dhe në fazat e zgjerimit, kur synojnë të rriten, të hyjnë në tregje të reja dhe të rrisin numrin e klientëve.
Lexo edhe:Challenge Fund #Startup Stories- SKAITECH, kompania e parë e dronëve në Shqipëri!
Programi synon të ofrojë më shumë mundësi investimi nga individë sipërmarrës dhe fonde kapitali, duke i dhënë startup-eve mjetet e nevojshme për të forcuar ekosistemin e sipërmarrjes, për të krijuar vende pune dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe inovativ të vendit.
Sipas planit, pritet të realizohen mbi 400 raunde investimesh fillestare dhe mbi 20 raunde për zgjerim, si dhe më shumë investime nga individë sipërmarrës dhe fondet e kapitalit sipërmarrës.
Programi synon gjithashtu të pozicionojë Shqipërinë si lider rajonal për numrin e startup–eve në fushën e inteligjencës artificiale, duke forcuar rolin e inovacionit dhe teknologjisë në zhvillimin ekonomik të vendit.



Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto