Me një investim prej 4.8 milionë euro gjatë tri viteve të ardhshme, plani ka për qëllim të akselerojë 30 startupe nga 1 nëntori dhe kërkon projekte me ndikim ndërkombëtar.
Aty tashmë marrin pjesë 37 vende të ndryshme dhe janë përzgjedhur 10 startup-e që do të zhvillojnë një program për 4 muaj duke filluar nga nëntori.
Secili prej startup-ve të përzgjedhura do të marrin 30.000 € financim fillestar për zhvillimin e projektit të tyre dhe shërbimeve për këshillim, konsultime dhe zyra. Në kthim, NUMA Barcelona merr 5% të kapitalit të startup-it.
NUMA Barcelona ka një ekip të mentorëve, të cilët janë Ali Partovi, investitor dhe konsulent në projekte të tilla si Facebook, Airbnb, Uber ose Dropbox, Jorge Carulla, ish-drejtor marketingu, Gary Shainberg, ish- nënkryetar i teknologjisë dhe inovacionit të British Telecom dhe Francisco Perez, bashkëthemelues i Hawker, ndër të tjera.
Thirrja është e hapur, megjithatë, afati i aplikimit për regjistrim përfundon brenda 3 ditësh.
burimi: digjitale.al
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto