Nuk ka blerje online nga Amerika. Kontinenti ul kuotat për Shqipërinë

Nuk ka blerje online nga Amerika. Kontinenti ul kuotat për Shqipërinë


 

Nëse jeni në Shqipëri dhe doni të blini online një produkt në kontinentin amerikan, e keni të pamundur. Disa klientë që blejnë veshjet e aksesorët e tyre onlinë, bëjnë të ditur për BusinessMag.al se kjo është bërë e pamundur prej disa javësh tashmë. Përgjigjia është e thjeshtë, tregut amerikan i kanë mbaruar kuotat e shitjes online për vendin tonë, jo se ne kemi shtuar blerjet, por për shkak të uljes së kuotave nga tregu përtej oqeanit.

Në një korrepsondencë me klientë të interesuar, kompania tregtare amerikane spjegon “Për shkak të rritjes së kufizimeve të imponuara nga USPS për shkak të kufizimeve të import/eksportit në Shqipëri, ne kemi qenë të detyruar të shtojmë Shqipërinë në listën e vendeve ku nuk mund të dërgojmë. Në të ardhmen, nëse zhduken kufizimet postare në internet dhe çështjet doganore, ne mund të rivendosim transportin. Nëse kjo do të ndodhë, do të përpiqemi ta bëjmë të ditur këtë fakt ose të kontaktojmë blerësit e mëparshëm për t’u bërë të ditur se mund të blejnë me ne përsëri”.

Blerjet online nga të gjitha tregjet e huaja janë frenuar këtë vit në Shqipëri, për shkak të uljes së kufirit të taksueshëm në Gusht të vitit 2016.

Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave tregojnë se në gjysmën e parë të këtij viti, u transportuan rreth 240 ton mallra me postë, me një rënie mbi 10% ndaj të njëjtës periudhë të një viti më parë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0