Nuk është e nevojshme të bëheni menaxher, për tu rritur në karrierë

Nuk është e nevojshme të bëheni menaxherë për t’u rritur në karrierë


Në shumë kompani, të ngjisësh shkallët e  karrierës, zakonisht nënkupton të ngrihesh në detyrë në nivel menaxherial. Megjithatë, ka shumë punonjës të talentuar, të cilët nuk duan të menaxhojnë të tjerët apo të mbajnë përgjegjësi për punën e skuadrës. Për ata, rritja në detyrë si lider mund të nënkuptojë distancimin nga ajo që i bën vërtetë të lumtur.

Një lëvizje e tillë në kompani, mund t’i mërzisë punonjësit nëse personi që rritet në detyrë nuk është i kënaqur ose nuk ka aftësi menaxheriale. Fundja, menaxherët e këqinj janë zakonisht arsyeja që punonjësit kanë performancë të ulët ose largohen nga vendi i punës. Sidoqoftë, edhe punonjësit të cilët nuk duan të bëhen menaxherë synojnë të rriten në aspektin profesional.

Çfarë mund të bëjnë kompanitë për t’i mbajtur “jo-menaxherët” e talentuar

“Kompania duhet të fillojë të mendojë një mënyrë alternative për rritjet në detyrë”, thotë Johnny Taylor, president dhe CEO i Shoqërisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore.

“Ka dy mënyra për t’u rritur në detyrë, njëra është fitimi i kontrollit dhe tjetra është kompensimi. Punonjësit që nuk duan të jenë në krye, duan të shohin një rrugëdalje të re”, thotë Taylor.

Punëdhënësit nevojitet të fokusohen në mënyrat sesi punonjësit e tyre mund të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të rriten vazhdimisht, përtej fitimit të parave. Kompanitë që nuk ofrojnë mundësi rritjeje për stafin, rrezikojnë të humbasin disa prej talenteve të tyre më të mira, thotë Danny Nelms, presidenti i Work Institute, i cili studion angazhimin dhe mbajtjen e punonjësve në vendin e punës. Nëse nuk konsideroheni si kompani që investon tek punonjësit duke u ofruar mundësi rritjeje, ju nuk do të tërhiqni njerëzit për të cilët keni nevojë”, thotë Nelms.

Lexo këtu: Faktorët motivues që punonjësit kërkojnë për karrierën e tyre

Kushdo që nuk do të promovohet si menaxher duhet të pyesë drejtpërdrejt punëdhënësin, “A ofroni rrugë alternative për të fituar më shumë para dhe prestigj”?, këshillon Marcus Buckingham, drejtori i kërkimeve të njerëzve dhe performancës së tyre më Institutin e Kerkimeve, ADP dhe bashkëautor i “9 gënjeshtrat rreth punës”.

“Kjo është një nga pyetjet kryesore që duhet bërë për të arritur efektivitet në organizim, thotë Buckingham.

Rrugë alternative të suksesit në disa kompani, por jo në disa të tjera

“Në një farë mase, këto rrugë ekzistojnë në disa industri, të paktën për më të talentuarit e stafit, që mund të performojnë më mirë se shefi i tyre”, thekson Taylor.

Për shembull, një kirurg me famë botërore mund të fitojë më shumë sesa shefi i departamentit apo drejtori i spitalit. E njëjta gjë vlen edhe për trajnerët e yjeve të futbollit, të cilët mund të fitojnë më shumë sesa një rektor universiteti. Ka personalitete të medias, pagesat e të cilëve renditen në të njëjtën listë me drejtorët e tyre.

Industria e IT ka krijuar mundësi zhvillimi për inxhinierët, të cilët mund të paguhen shumë pa qenë nevoja të jenë drejtpërdrejt në krye të ekipit.

“Por, në profesione të ndryshme, si infermieria, kjo nuk ndodh shpesh. Zakonisht, që një infermier/e të rritet në detyrë, duhet të kalojë nga infermiere në një pozicion mbikëqyrës në spital. Për t’u rritur, duhet të ushtrosh më pak profesionin e infermierit”, thotë Buckingham.

Work Institute ka punuar me dy organizata të kujdesit për shëndetin në Lindjen e Mesme, për t’i ndihmuar ata në zvogëlimin e numrit të infermierëve. “Një nga mënyrat e suksesshme ishte të krijohen rrugë të reja për rritjet në karrierë të infermierëve”, thotë Nelms. Kjo mënyrë përfshinte ndihmë për të fituar grada të reja, programe rezidente dhe pagesa më të larta per nivele të ndryshme të arritjeve.

CNN

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0