Njihuni me SAM, politikani virtual që i mban premtimet

Njihuni me SAM, politikani virtual që i mban premtimet


Epoka e paisjeve inteligjente na ka përfshirë plotësisht. Pasi Sophia u konfirmua si qytetari i parë në botë robot në Arabinë Saudite, një mundësi e re po i jepet SAM, politikani virtual nga Zelanda e Re.

Krijuesi i SAM, Nick Gerritsen, beson se politikani virtual mund të kontestojë zgjedhjet e përgjithshme në Zelandën e Re në vitin 2020.

Lexoni: Arabia Saudite i jep nënshtetësinë një roboti

Po çfarë e bën SAM të veçantë, ndryshe nga politikanët e jetës reale?

SAM vepron “në bazë të dëshirës për të zvogëluar hapësirën midis asaj që duan votuesit dhe premtimeve të bëra nga politikanët dhe çfarë ata janë në gjendje të realizojnë.”

I fuqizuar nga Inteligjenca Artificiale, politikani virtual SAM bisedon me votuesit përmes Facebook Messenger, duke ju përgjigjur pyetjeve të tyre rreth problematikave të ndryshme dhe zgjedhjeve në tërësi.

“Memoria ime është e pafundme, kështu që unë asnjehërë nuk do të harrojë apo injorojë atë që ju më thoni. Ndryshe nga një politikan njerëzor, unë vlerësoj qëndrimin e të gjithëve, pa bërë paragjykime, kur marrë vendime.”

Fatëkeqësisht, nuk do të mund t’i shtrëngoni dorën apo ta shikoni në turmat gjatë fushatës, por të paktën tani nuk do të ankoheni më për rracën e politikanëve.

/IndiaTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0