Signal është një aplikacion komunikimi i cili e përshkruan veten si një “messenger privat” dhe që nga momenti kur e përdorni për herë të parë me tu hapur aplikacioni shkruhet “Merreni privatësinë me vete. Jini vetvetja në çdo mesazh.” Aplikacioni shtoi një opsion i cili mund të transformojë të ardhmen e tij. Një element i ri i cili as WhatsApp nuk e ofron. Signal turbullon fytyrën në fotografi të ndryshme si për-shembull të një pjesëmarrësi në protestë e madje edhe gjatë regjistrimeve duke ruajtur anonimitetin për të gjithë njerëzit rrotull tyre.
Raportohet se vetëm falë këtij opsioni Signal është bërë një prej 10 aplikacioneve më të shkarkuara në iOS sipas App Annie. Gjatë tre viteve të fundit, Signal gjithashtu ka investuar në më shumë infrastrukturë dhe risi për të mbështetur përdoruesit e saj. Kjo është një gjë e mirë: Signal pa një rritje të përdoruesve në pranverë ndërsa njerëzit që morën pjesë në protestat anti-raciste rreth vrasjes së George Floyd kuptuan se sa nga afër policia po i vëzhgonte ata dhe u kërkonte kompanive të dorëzonin të dhënat e përdoruesve. Vetëm atëherë ky aplikacion u bë më popullor.
‘Signal’ u zhvillua në 2013 nga aktivistët për mbrojtjen e privatësisë. Programi ka gjetur gjithashtu edhe mbështetjen e një fondacioni jofitimprurës si edhe themeluesit të WhatsApp, Brian Acton, i cili u largua nga kompania në 2017, pas përplasjeve dhe mosmarrëveshjeve me kryesinë e Facebook. Ekspertët për mbrojtjen e privatësisë pretendojnë se ‘ Signal’ ka siguri më të lartë në krahasim me aplikacione te tjera.
A është Signal vërtet privat?
Po – dhe kjo privatësi shkon përtej faktit se përmbajtja e mesazheve tuaja është e koduar. Mund të vendosni që mesazhet të zhduken pas një kohe të caktuar. Plus, Signal praktikisht nuk mbledh të dhëna për përdoruesit e saj. I vetmi informacion që i jepni aplikacionit është numri juaj i telefonit, dhe kompania madje po punon në një mënyrë për ta shkëputur atë nga përdorimi i Signal duke bërë servera kontakti të koduar. Nëse policia troket në Signal për të dhëna mbi përdoruesit e saj, ajo thotë, me të vërtetë, se nuk ka të dhëna për t’i dorëzuar.
Komisioni Evropian i ka rekomanduar stafit të fillojë të përdorë ‘Signal’. Udhëzimi u shfaq në bordet e mesazheve të brendshme në fillim të shkurtit, dhe njoftonte punonjësit se programi “Signal’ është zgjedhur si aplikacioni i rekomanduar për mesazhe publike të çastit.
Use Signal
— Elon Musk (@elonmusk) January 7, 2021
“Është si WhatsApp i Facebook-ut dhe iMessage i Apple-it, por bazohet në një protokoll kriptimi shumë më inovativ”, tha Bart Preneel, ekspert i kriptografisë në Universitetin e Leuven. “Duke qenë se mbështet burime të hapura, mund të kontrolloni se çfarë ndodh në brendësi,” shtoi ai.
“Nuk i lexojmë dot mesazhet apo dëgjojmë thirrjet tuaja,” shkruhet në faqen zyrtare të internetit të ‘ Signal’, “askush tjetër nuk mund ta bëjë.”
BE-ja jo edhe aq konfidenciale
Pas disa incidenteve të profilit të lartë që tronditën diplomatët dhe zyrtarët në Bruksel dhe në të gjithë kontinentin, Bashkimi Europian po i forcon dhe përmirëson standardet e sigurisë kibernetike. Në Dhjetor 2018, kompania e kërkimit për sigurinë kibernetike ‘Area 1 Security’, konfirmoi se kishte zbuluar se mijëra informacione (kanale) diplomatike u shkarkuan nga sistemi COREU (ose Courtesy) i BE-së, i cili përdoret nga qeveritë kombëtare dhe institucionet e BE-së për të shkëmbyer informacione të përditshme në lidhje me politikën e jashtme. Më pas, në qershor të vitit të kaluar, u publikua lajmi se delegacioni i BE-së në Moskë kishte pësuar atë që dukej si shkelje e sigurisë kibernetike në 2017, me dy kompjuterë që dyshohej se ishin hakuar për të vjedhur informacion diplomatik. Komisioni tha se ishte duke e hetuar çështjen në fjalë dhe për këtë kishte njoftuar edhe diplomatët më të lartë.
Të mërkurën, BE konfirmoi se së shpejti do të hartojë një strategji të re europiane për sigurinë kibernetike. Gjithashtu, njoftoi më herët se do të krijonte një “njësi të përbashkët të sigurisë kibernetike” për të mbështetur vendet dhe organizatat e BE-së në rast sulmi kibernetik. Zyrtarët e Komisionit, tanimë janë të detyruar të përdorin email të koduar për shkëmbimin e informacioneve me përmbajtje sensitive-jo të klasifikuara, tha një zyrtar. Dokumentet e klasifikuara mbulohen nga rregulla më të forta sigurie.
We received a grand jury subpoena for Signal user data. With help from @ACLU, this is the request and our response: https://t.co/eqSrMUuaa2
— Signal (@signalapp) October 4, 2016
Përdorimi i ‘Signal’ u rekomandua kryesisht për komunikime ndërmjet stafit dhe njerëzve jashtë institucionit. Masa për të përdorur aplikacionin tregon se Komisioni po punon për të përmirësuar dhe forcuar politikat e tij të sigurisë. Megjithatë, promovimi i aplikacionit mund të antagonizojë komunitetin e zbatimit të ligjit.
Zyrtarët në Bruksel, Washington dhe kryeqytetet e tjera e kanë shtuar presionin ndaj Facebook dhe Apple që t’i lejojnë agjencitë qeveritare të kenë akses në mesazhe të koduara; nëse këto agjenci refuzojnë, mund të përballen me iniciativa ligjore që i detyrojnë kompanitë të lejojnë aksesin. Zyrtarët amerikanë, britanikë dhe australianë kanë publikuar një letër të hapur për drejtorin e përgjithshëm të Facebook, Mark Zuckerberg në tetor, nëpërmjet së cilës kërkonin që ai të ndërpresë planet për kriptimin ose kodimin e shërbimit të mesazheve që ofron kompania. Ministri holandez për Drejtësi dhe Siguri, Ferd Grapehaus tha për POLITICO Prillin e kaluar se BE-ja duhet të shqyrtojë legjislacionin që lejon qeveritë të kenë akses në të dhëna të koduara.
Zyrtarët e sigurimit kibernetik kanë hedhur poshtë thirrjet për të dobësuar kodimin për dekada të tëra, duke argumentuar se kjo do të vinte në rrezik konfidencialitetin e komunikimeve në të gjithë bordin.
Signal vs WhatsApp
E ndërsa teknologjia e WhatsApp bazohet në protokollin e ‘Signal’ (i njohur si Open Whisper Systems), nuk është me burime të hapura. Ndërkohë, aplikacioni popullor i mesazheve, Telegram, është përballur me shqetësime.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.